“Është e ngadaltë, është e vjetruar, është sfiduese në një numër mënyrash që nuk i kemi pritur kurrë”, thotë Charlie Samways. Gjyshi i tij themeloi tregun e peshkut me qendër në Dorset, Samways 60 vjet më parë, duke shitur peshk në një arkë druri.
Sot, me Charlien si drejtor të shitjeve, firma premton të marrë peshkun dhe prodhimet e saj të detit “nga porti në pjatë” për 24 orë. Por dokumentet e gjera, kostot në rritje dhe vonesat e kufijve pas përfundimit të periudhës së tranzicionit Brexit e kanë vënë këtë premtim nën kërcënim.
Samways blen ushqim deti nga 150 peshkatarë vendas të cilët operojnë në Lyme Bay. Nga produktet e tij më të popullarizuara – rreth 90% e tyre eksportohet në Francë, Spanjë, Holandë dhe Itali në flotën e saj të kamionëve. Këtë të hënë, Samways po mbikëqyr dërgesën e disa tonëve nga këto peshq për në BE me një kamion të vetëm.
Para fundit të periudhës së tranzicionit të Brexit, procesi ishte i thjeshtë, thotë ai. Çdo dërgesë kishte nevojë për një fletë-dërgesë, të përbërë nga vetëm një ose dy formularë dhe fatura. Por Britania e Madhe tani është jashtë BE – dhe bashkimi i saj doganor dhe tregu i vetëm – kështu që eksportuesit përballen me një grup kërkesash shumë të ndryshme.
Për të filluar, eksportuesit britanikë kanë nevojë për një numër ID (të quajtur një numër EORI). Ata gjithashtu duhet të sigurohen që peshkatarët me të cilët punojnë të kenë licencë për të shitur peshk deti dhe të regjistrojnë ambientet e tyre si një “institucion i aprovuar” për të bërë biznes me BE.
Firma i kishte ndërmarrë këto hapa para kohe dhe ishte ndjerë “e gatshme për të vazhduar që ditën e parë” kur hynë rregullat e reja të tregtisë, thotë Samways. Por realiteti i përditshëm është ndryshe. Kjo përfshin futjen manuale në një faqe në internet të qeverisë tw 149 rreshtave të ndryshëm të të dhënave që nuk kërkoheshin më parë, të tilla si emri i anijes që kapi peshqit dhe lloji i specieve që eksportohen. Certifikata për këtë dërgesë është e gjatë 27 faqe. Të cilave u shtohen 2 faqe dokumenti që duhen vulosur në doganë nga importuesi, 20 faqe certifikatë shëndetësore eksporti për secilin produkt në kamion dhe 22 faqe janë faturat dhe deklarata e vlerës që do të paraqiten në pikën e kontrollit. Të gjitha këto dokumente sëbashku mbledhura në total janë 71 faqe për një kamion të vetëm me peshk. (BBC) /Scan tv/