KRM ‘Pastrimi’ paralajmëron grevë si rezultat i bllokimit të xhirollogarive bankar

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi” njofton opinionin publik se i janë bllokuar xhirollogaritë bankare me të cilat kryen shërbime bankare.

KRM “Pastrimi” njofton se si ky bllokim është bërë si rezultat i mospërditësimit te të dhënave nga Banka Ekonomike dhe Banka Private për Biznes.

“Kompania ‘Pastrimi’ ka dorëzuar me kohë dokumentacionin/kërkesën ne Ministrinë e Tregtisë konkretisht ne ARBK për përditësim. Kompania njofton opinionin publik se nëse nuk bëhet zhbllokimi i xhirollogarive bankare ne këto banka dhe të bëhet ekzekutimi i pagave për punëtorët e kompanisë ‘Pastrimi’, sot deri në ora 15:00 nga dita e nesërme me dt. 02.02.2021 nuk do të kryhet shërbimi i grumbullimit dhe largimit të mbeturinave po ashtu punëtorët e kësaj kompanie do të hyjnë në grevë”, thuhet në reagim. 

Reklama e sponzorizuar