Lagarde paralajmëron: Shtetet europiane nuk duhet të tërheqin stimuj ‘brutalisht’

Disa politikanë janë të shqetësuar se vendet do të marrin shumë hua për të mbështetur ekonominë gjatë vitit të ardhshëm por Christine Lagarde nuk ndan shqetësimet e tyre. Presidentja e Bankës Qendrore Europiane shprehet se frika e saj më e madhe nuk është se Bashkimi Europian do të grumbullojë një mal me borxhe, por se qeveritë mund “tërheqin brutalisht” garancitë e punës dhe mbështetjen e të ardhurave para se të jetë koha e duhur.

Qeveritë lëshuan triliona dollarë në shpenzime lehtësuese gjatë vitit të kaluar për të zbutur goditjen ekonomike të dhënë nga pandemia Covid-19, duke shtuar mbështetjen e paparë nga bankat qendrore si BQE. Udhëheqësit europianë gjithashtu miratuan një paketë rigjenerimi dhe buxhet prej 1.8 trilionë euro për të ndihmuar forcimin e ekonomive të bllokut pasi të kalojë kriza.

Por Lagarde theksoi se edhe kur ekonomia fillon të përmirësohet dhe rimëkëmbja merr formë, politikanët nuk duhet të tërheqin mbështetjen para kohe. BQE, shtoi ajo, është “në planin afatgjatë”. Në parashikimin e saj më të fundit, të lëshuar në Dhjetor, Banka Qendrore parashikoi që ekonomia e Europës do të zgjerohet me 3.9% në 2021, me prodhimin që do të arrijë nivelet para-pandemike nga mesi i 2022.

Reklama e sponzorizuar

Lagarde vuri në dukje se parashikime të tilla varen në pjesën më të madhe nga përhapja e vaksinave, e cila filloi me ngadalë në Bashkimin Europian. Në fund të muajit të kaluar, një luftë midis udhëheqësve të BE dhe AstraZeneca (AZN) u përhap në shikimin e publikut pasi prodhuesi i vaksinave tha se do të jepte më pak doza nga sa ishte premtuar.

Çelësi tjetër, tha Lagarde, do të jetë zbatimi i programeve të ndihmës. Ndërsa rregullat fiskale të BE janë relaksuar, vendet më të pasura anëtare po dorëzojnë para dhe Brukseli po merr hua në emër të vendeve që luftojnë si Italia dhe Spanja, “paratë duhet të rrokullisen gjatë [2021]”. “Ne kemi këtë lëvizje të jashtëzakonshme nga europianët që vendosin të marrin hua së bashku”, tha Lagarde. “Por tani është çështja e dorëzimit.” (CNN) /Scan tv/