Oda e Hotelerisë dhe Turizmit u bën thirrje pronarëve të mos i lejojnë politikanët të mbajnë tubime në salla të dasmave

Drejtori ekzekutiv i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës, Visar Demolli u ka bërë thirrje pronarëve të sallave të dasmave që të mos i lejojnë politikanët të mbajnë tubime nëpër sallat e tyre gjatë fushatës zgjedhore.

Përmes një postimi në Facebook, Demolli ka kërkuar që derisa politikanët nuk i lejojnë të mbajnë dasma dhe ahengje, edhe ata të mos i lejojnë të mbajnë tubime.

“Oda e Hotelierisë dhe Turizmit me të gjithë përfaqësuesit e saj, ju bën thirrje juve Pronarë të Sallave të Dasmave, përderisa nuk po i’u lejohet të mbani ahengjet, aktivitetet dhe organizimet e juaja, as ju, mos i lejoni t’ua shfrytëzojnë sallat e juaja, për tubimet e tyre partiake”, thuhet në reagim.

Reklama e sponzorizuar

Postimi i plotë:

REAGIM NDAJ PRONARËVE TË SALLAVE TË DASMAVE QË PO I LEJOJNË TË MBAHEN TUBIMET ELEKTORALE NË SALLAT E TYRE!!

Visar DEMOLLI,

Drejtor ekzekutiv i Odës së Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës.

”Të nderuar pronarë të sallave të dasmave, vlera e gjobave të shqiptuara për qytetarët e Kosovës gjatë kohës së pandemisë, është mbi 3 milionë euro, e këto dënime nuk e kanë ndërmend t’i ndalin, sepse çdo ditë jemi duke i parë duke shqiptuar dënime ndaj bizneseve dhe ndaj qytetarëve, me ç’rast nuk dyshojmë se edhe juve ju kanë prekur këto dënime.

Ne si shoqëri e dijmë  që qytetarët janë të ‘’barabartë’’ para ligjit dhe para dënimeve. Por, siç po shihet kohët e fundit janë disa qytetarë më të barabartë dhe më të privilegjuar se të tjerët: e këta janë njerëzit e partive politike (pa përjashtim) të cilët që nga koha e fushatës e deri tani nuk e kanë ndërmend t’i ndalin tubimet e tyre elektorale.

Kush po i dënon ata? A ka rregulla për ta apo jo?

Me vet faktin që po bëhet fjalë për interesat e tyre partiake nuk ekzistojnë masa e as PANDEMI për ta!

Nëse këta politikanë janë qytetarë si të tjerët, atëherë pse rregullat e pandemisë nuk vlejnë njëjtë për të gjithë?

E veçanërisht për ministrin ZEMAJ, i cili vazhdimisht ka kërkuar mbyllje, dhe ka vënë masa e kufizime për biznese, e veçanërisht për juve SALLAT E DASMAVE që nuk keni funksionuar fare!

Ju zotëri  Armend Zemaj, Fotografia vlen sa njëmijë fjalë, dhe këto fotografi kanë një domethënie shumë të madhe, sepse pikërisht JU ishit ai që i mbylli të gjitha restorantet, JU u’a ndaluat shumë e shumë njerëzve punën!!

A e meritojmë të paktën një sqarim nga ana juaj??

Pronarë të sallave të dasmave, ju kuptojmë që financiarisht nuk qëndroni mirë, dhe bashkëndjejmë me ju në këtë aspekt., por nuk po e kuptojmë si mund t’i lejoni që në sallat e juaja të mbajnë aktivitetet e tyre, dhe të përfitojnë për vete KËTA shkaku i të cilëve nuk keni punuar qe sa e sa muaj!!!

Është për t’u ardhur keq që jemi në këtë gjendje sepse çdo ditë po shohim që këta politikanë nuk kanë fare përgjegjësi për JU, për qytetarët dhe çdo ditë po e rrezikojnë shëndetin tonë duke i mbledhur në tubime atë numër të madh njerëzish për përfitime vetanake!!”

Visar Demolli

Oda e Hotelierisë dhe Turizmit me të gjithë përfaqësuesit e saj, ju bën THIRRJE juve Pronarë të Sallave të Dasmave, përderisa nuk po i’u lejohet të mbani ahengjet, aktivitetet dhe organizimet e juaja, AS JU, MOS I LEJONI T’UA SHFRYTËZOJNË SALLAT E JUAJA, PËR TUBIMET E TYRE PARTIAKE