Për gjashtë muaj u asgjësuan mbi 83 mijë kilogramë mish në Kosovë

Inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë gjatë vitit të kaluar kanë realizuar 1 mijë e 600 inspektime.

AUVK gjatë gjashtëmujorit të fundit i ka asgjësuar 83 mijë e 301 kilogramë produkte me origjinë shtazore.

Kështu tha zëdhënësi Lamir Thaçi duke shtuar se arsyet e asgjësimit ishin të ndryshme.

Reklama e sponzorizuar

“Arsyet e asgjësimit të produkteve me origjinë shtazore kanë qenë të ndryshme – për shkak të kushteve jo adekuate të ruajtjes, therjes së kafshëve jashtë thertoreve të licencuara, përpunimit dhe paketimit të produkteve pa licenca nga AUV-ja, me afat të skaduar, pa dokumentacion etj. Për periudhën gjashtëmujore të vitit 2020 janë asgjësuar 83.301 kg produkte”, tha ai për Klanin.

Ai shtoi se përveç ndalesave dhe konfiskimeve të produkteve që ka kryer Inspektorati, kanë qenë edhe vetë subjektet që kanë pasur kërkesa për asgjësimin e produkteve me afat të skaduar.