Prokuroria bllokon 34 xhirollogari për rastin ‘Thesari’

Prokuroria Speciale e Kosovës njofton se ka bllokuar 34 llogari bankare për rastin e vjedhjes së 2.1 milionë eurove në Thesarin e Shtetit.

Sipas njoftimit, për këtë rast janë bllokuar 600 mijë euro dhe janë sekuestruar 4 vetura.

“Ju njoftojmë se janë ngrirë 34 llogari bankare, të bizneseve në të cilat janë transferuar të hollat nga i pandehuri K. SH, pronar i (LDA Group). Vlen të theksohet se deri më tani shuma e përgjithshme e ngrirë është rreth 600,000 euro, janë sekuestruar 4 automjete vlera e përafërt e të cilave është 100,000 euro”, thuhet në njoftim.

Reklama e sponzorizuar

Prokuroria ka theksuar se në proces të realizmit të kthimit të të hollave të cilat janë tërhequr nga bankat komerciale në emër të realizmit të mbitërheqjeve dhe kredive, e të cilat kanë gjeneruar nga transferi i paligjshëm i realizuar nga ana e të pandehurve nga Thesari i Shtetit.