Rreth 1 miliardë euro remitenca gjatë vitit 2020

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) Fehmi Mehmeti, tha se përkundër pandemisë remitencat kanë vazhduar trendin rritës, sipas tij gjatë vitit 2020 dërgesat ishin rreth 1 miliard euro.

“Remitencat vjet arritën vlerën afër 1 miliard euro “Masat kufizuese nga Qeveria e Kosovës për të parandaluar përhapjen e pandemisë ka ndikuar që të dobësohet aftësia paguese e të gjithë qytetarëve dhe bizneseve, në të njëjtën kohë kjo ka ndikuar që të kemi edhe rënie të investimeve”, deklaroi Mehmeti.

Vizita e diasporës në Kosovë paraqet një burim shumë të rëndësishëm për ekonominë e vendit, vetëm shpenzimet jo-rezidente që ne i konsiderojmë që kryesisht realizohen prej bashkatdhetarëve tanë, kemi një rënie diku rreth 52.9 përqind krahasuar me vitin 2019, pra të shpenzimeve jo rezidente të realizuara në Kosovë që kanë arritur në vlerën 589.7 milionë euro. Ndërkaq, një vit më herët ka qenë 1.2 miliard euro.

Reklama e sponzorizuar

Kur jemi te lidhja e ekonomisë së Kosovës, shpenzimet ose remitencat kanë vazhduar trendin rritës, përkundër situatës që e ka shkaktuar pandemia edhe në vendet e tjera. Remitencat në Kosovë, në vitin 2020, kanë shënuar 977.3 milionë euro apo me një rritje 14.8 përqind”, thotë Mehmeti.