Në kohë pasigurie ekonomike është e lehtë të mendosh se është e pamundur të bësh para. Kjo është marrëzi totale dhe sipërmarrësit e rinj duhet ta shmangin. Është një mentalitet me baza të varfëra, i cili kërkon t’u përgjigjet rrethanave në mënyrë mbrojtëse, në vend që të shohë për mundësi përfitimi në të gjitha kushtet. Për të kuptuar si të mbështesim dhe fuqizojmë sipërmarrësit e rinj duhet të shohim statistikat dhe njohuritë teorike dhe të vendosim theksin fort tek përvojat praktikë.
- Motivimi për sipërmarrje duket se fillon midis moshës 20-40 dhe e ka kulmin në moshën 42 vjeç
- Vetëpunësimi rritet në mënyrë dramatike me moshën.
- Norma për frymë e bizneseve të reja në fakt është në rënie.
- Pjesa më e madhe e sipërmarrësve vazhdojnë të jenë meshkuj të bardhë, pavarsisht një mbylljeje të hendekut.
Ky udhëzues ka për qëllim të pajisë rininë globale me mjete psikologjike e burime praktike, në mënyrë që ata të ndërtojnë pasuri duke pasur vetbesim, pa rënë pre e dramave. Thënë këtë, metoda e saktë përmes të cilës mund t’i mësosh rinisë parimet e suksesit psikologjik mbetet pak e pasigurt dhe padyshim që nuk është nxitur në mënyrë aktive në sistemin e shkollimit.
Pra, çfarë është një sipërmarrës i ri?
Një sipërmarrës i ri, për arsye statistike, konsiderohet midis 18-24 vjeç. Megjithatë, ne do të hedhim një vështrim se si inkurajimi që në fëmijëri dhe adoleshencë mund të ndihmojë të rinjtë të përgatiten për sukses edhe më shpejt. Ndërkohë që shumë besojnë se shpirti sipërmarrës po vdes, konsideroni se një sondazh i Gallup zbuloi se:
- 77% e fëmijëve dëshirojnë të jenë shef të vetes.
- 40% dëshirojnë të kenë biznesin e tyre.
- 42% thonë se do të krijojnë diçka, e cila do të ndryshojë botën.
- 91% thonë se nuk kanë frikë të ndërmarrin risqe.
Fakti është se ata nuk po marrin mbështetje të mjaftueshme nga mjedisi i gjerë, ndërsa shpirti i sipërmarrjes po zgjerohet. Pjesa më e madhe e studentëve të anketuar nuk kishin një llogari bankare dhe vetëm gjysma tyre pranojnë se shkolla u mëson mirë për financat dhe sistemet bankare.
Statistika më të zgjeruara janë dhënë më poshtë (për sipërmarrësit e rinj dhe jo fëmijë.)
Statistika kyçe – Sipërmarrësit e rinj dhe Ekonomia Globale.
Statistikat e mëposhtme janë marrë nga një larmi burimesh për të paraqitur statusin aktual të sipërmarrësve të rinj (të moshës 18-24 vjeç) në juridiksione të ndryshme. Megjithatë, kini parasysh se në BE një sipërmarrës i ri është i moshës 15-29 vjeç dhe studime të tilla përfshijnë një rrjet edhe më të gjerë për qëllime statistikore.
Disa fakte përfshijnë:
- Shkollimi i lartë, ul motivimin sipërmarrës.
Ndërsa vendet zhvillohen më shumë me role të bazuara në shërbime, njerëzit kanë më pak nevojë për t’u bërë sipërmarrës të vërtetë. Kjo ndodh sepse edukimi garanton pak a shumë një punë me pagë të qëndrueshme dhe të diplomuarit nuk ndiejnë se duhet të punojnë aq fort meqë u garantohet një punë me pagë të lartë (Gem Report).
- Mbretëria e Bashkuar ka nivele të ulëta të sipërmarrjes rinore.
- Vetëm 1.1% e bizneseve të vogla në Mbretërinë e Bashkuar janë në moshat 18-24 vjeç. Ekonomitë e ngjashme kanë një normë 7.6% për të njëjtën grupmoshë.
- 75% e sipërmarrësve të rinj në Mbretërinë e Bashkuar morën fitime në 2016 (UK.Gov).
- 33% e sipërmarrësve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë diplomë gjimnazi.
- 35% tregojnë se kualifikimet arsimore nuk ishin të nevojshme ose edhe të dobishme.
- 21% thanë se kualifikimet arsimore ndihmuan pak (Finimpact SMB Survey 2019).
- Përpos gjithë juridiksioneve, arsyet kryesore pë të hyrë në botën e sipërmarrjes janë ‘liria’, ‘pavarësia’, dhe ‘aftësia për të punuar për veten’.
Këto janë tregues të tipareve psikologjike dhe mund të tregojnë një gjendje të personalitetit që nuk mundet të vendoset në një individ, pavarësisht sa inteligjent apo me qëllime të mira është programi. Vetëm një përqindje e vogël i hyjnë sipërmarrjes sepse nuk kanë mundësi tjetër (Keele University).
- Meshkujt në moshë të mesme (42-50) kanë normën më të lartë të suksesit në biznes.
Ekziston një hipotezë se rinia është përgjegjëse për bizneset më të suksesshme. Megjithatë, studimet kanë treguar që meshkujt në moshë të mesme kanë shumë më shumë shanse për sukses në sipërmarrjet e tyre, veçanërisht nëse kanë pasur eksperiencë në atë fushë. Statistikat për sipërmarrësit na tregojnë se pronarët e bizneseve, të cilët fillojnë kompanitë e tyre dhe punësojnë të paktën një punonjës, janë mesatarisht 42 vjeç. Baza e të dhënave konsistoi në mbi 2.7 milionë individë dhe titulli i këtij blogu është “Sipërmarrja e 20-vjeçarëve është një gënjeshtër” (MIT Sloan).
Cilat janë mënyrat më të mira për të trajnuar dhe udhëhequr sipërmarrësit e rinj?
S’ka nevojë të thuhet se sipërmarrësit e rinj janë gjaku dhe jeta e ekonomisë. Kjo sepse ata rriten dhe kthehen në sipërmarrës të rritur, të cilët realisht forcojnë ekonominë. Por, trajnimi i sipërmarrësve të rinj nuk është një proces kaq i prerë dhe i thatë.
Si mund të trajnosh dikë në 2015-ën për ekonominë në 2020?
As investitorët më brilantë në botë si: Warren Buffet apo George Soros nuk do të mund të parashikonin ngjarje si COVID19. Sigurisht ata mund të diversifikohen nëpër sektorë, por kjo sepse kanë nivele gjigande pasurie. Sipërmarrësit e rinj duhet të ndërmarrin më shumë risqe, teksa pasuria e tyre do të shtohet gjatë kohës. Ky është një parim themelor i investimit.
Mënyra e vetme më e mirë për të trajnuar një sipërmarrës të ri është t’i bësh ata “të pa thyeshëm”, një term i krijuar fillimisht nga Nassim Taleb. Në thelb, ju i bëni ata të rriten dhe të përshtaten në një mjedis ku nuk mund të mbështetesh në parime statistikore. Një sipërmarrës i pathyeshëm lulëzon në mjedis kaotik, ku ka më pak siguri për rezultatin.
Megjithatë, të trajnosh një sipërmarrës për t’u bërë i pathyeshëm është komplet një histori tjetër. Versioni i shkurtuar i trajnimit dhe udhëheqjes së sipërmarrësve përqëndrohet në tre parime themelore:
- Të lexuarit në moshë të vogël i librave të sipërmarrjes, me cilësi të lartë.
- Eksperimentim krijues dhe qëndrueshmëri që në moshë të hershme.
- Shoqërimi i ngushtë me sipërmarrës të suksesshëm dhe individë me mendime të njëjta, në moshë të hershme.
Më shumë detaje se përse këto tri parime janë thelbësore, janë shpjeguar më poshtë në detaje. Edhe pse e panevojshme për t’u thënë, sa më i ri e fillon sipërmarrësi rrugëtimin e tij, aq më mirë. Pak sipërmarrës, për të mos të thënë asnjë, kanë sukses pa dështuar në shumë raste. Është më mirë të dështosh herët dhe të provosh sërisht, sesa të provosh vonë dhe të heqësh dorë.
Tetë këshillat më të mira për sipërmarrësit Millennial.
Në vijim janë disa nga këshillat më të mira për sipërmarrës të rinj dhe njerëz të biznesit, të cilët kërkojnë të ndërtojnë pasuri shpejt dhe më pas ta mbajnë atë për gjatë, ku mund të rritet në mënyrë të qëndrueshme. Sipërmarrësit e rinj mund të përballojnë të ndërmarrin më shumë rreziqe dhe mund të bëhen krijues, ndërsa sipërmarrësit e moshuar do të kërkojnë diversifikimin dhe konsolidimin.
- Zgjidhi miqtë me mençuri.
Siç thotë një shprehje e urtë, ju jeni shuma e pesë miqve tuaj më të afërt. Sipërmarrësit e rinj duhet të shoqërohen me individë me mendime të ngjashme. Ky parim zbatohet në të gjithë fushat. Nëse doni të bëheni një lojtar i futbollit amerikan, duhet të shoqëroheni me miq të cilët janë të fiksuar për të patur sukses në futboll. Ndikimi I tyre do t’ju transferohet. Krijimi i bizneseve me njerëz të tjerë është i ndërlidhur me rritjen e suksesit, veçanërisht për startup-et, një fushë ku shumë sipërmarrës millennial do të kthejnë vështrimin. Por, krijimi i një biznesi me një person të papërgjegjshëm do të sjellë probleme. Sigurohuni të bashkëpunoni me dikë, të cilit i besoni. Fillimi i një biznesi si një bashkëthemelues mund t’ju japë një nxitje psikologjike të nevojshme, pasi nuk po e bëni thjesht vetëm dhe do të nxisë punën në grup dhe aftësitë e bashkëpunimit.
- Gjej një mentor.
Kjo lidhet me pikën e parë. Një mentor mund të shërbejë vërtet për t’ju orientuar në drejtimin e duhur. Ata kanë kaluar gjithçka që ju keni kaluar, shumë herë. Ata gjithashtu do të mund t’ju lidhë me rrjetin. Shumë sipërmarrës të rinj bëjnë gabimin e tmerrshëm duke injoruar këtë këshillë.
Kjo mund të jetë një prirje e brezave për t’a bërë vetë me çdo kusht. Është më mirë të jesh i guxims, i sigurt dhe të mësosh përmes dështimit të përdorësh mentorët, sesa të mos provosh kurrë.
- Prano dështimin.
Është fakt që ju nuk mund ta parashikoni tregun. Ju nuk mund ta dini nëse biznesi juaj do të ketë sukses. Në fakt, ka të ngjarë të mos ketë sukses. Edhe sipërmarrësit më të mirë filluan herët, ndonjëherë me stenda me limonadë. Është mënyra më e shpejtë për të mësuar parime të mira biznesi. Ju mësoni më shumë nga dështimi sesa mësoni nga suksesi juaj. Dështimet janë hapi drejt suksesit. Pra, nëse një biznes dështon në të njëzetat, siç bëjnë shumë, atëherë “pastroni pluhurin” dhe filloni përsëri.
Në lidhje me këtë pikë, ju duhet të bëheni nismëtar i vetes dhe të merrni përgjegjësi 100% për veprimet tuaja. Rezultatet tuaja duhet të jenë të lidhura me përpjekjet tuaja. Sipërmarrësit duhet të mësojnë të kthejnë $ 1 në $ 2. Mësoni të keni sukses në çdo mjedis dhe t’a arrini me atë që keni tani. Psikologjia pozitive, aftësia dhe puna aktive do t’ju bëjnë një njeri më të mirë dhe një biznesmen më të mirë.
- Përdorni teknika suksesi indirekte.
Ka shumë mjete dhe strategji që mund të përdorni për të patur sukses. Por, suksesi është më shumë sesa thjesht ‘teknikat’. Merrni parasysh pohimet, vizualizimin dhe meditimin si teknika integrale për të pasur sukses. Mbani një vizion se ku po shkoni dhe mendojeni shpesh. Mos bini pre e zakonit të të shtyrit përpara me çdo kusht derisa ta arrini.
Botës së biznesit nuk i intereson sa shumë përpjekje bëni nëse nuk tregoheni të mençur në mënyrën se si i shpenzoni burimet tuaja. Shumë sipërmarrës kanë rënë pre e ‘e djegies si sipërmarrës’ (entrepreneurial burnout) gjatë të tridhjetave. Bëni të paktën një ditë pushimi të plotë dhe sigurohuni që po flini mjaftueshëm dhe ushqeheni shëndetshëm. Kjo do t’a japë shpërblimin në planin afatgjatë – mos tregtoni suksesin me shëndetin tuaj.
- Shkruani një plan biznesi.
Shkrimi i një plani biznesi është një mjet i shkëlqyer pasi do të njohë sipërmarrësit aspirues me të gjitha aspektet e krijimit të një biznesi. Një plan biznesi është zakonisht një dokument midis 8 dhe 15 faqe që përshkruan vlerat thelbësore të biznesit, si shpreson të fitojë fonde, përvojën e themeluesve, tregun e synuar, etj.
Një plan biznesi ‘tallës’ mund të krijohet nëse aktualisht nuk keni një biznes. Ndërsa filloni të shkruani planin e biznesit, do të arrini të dalloni disa pika të dobëta në idetë tuaja dhe mund ta përsosni atë derisa të jetë një “perlë” e pastër.
- Ndjehu rehat me të folurin.
Ashtu si plani i biznesit, të folurit në publik do t’ju ndihmojë të sqaroni kush jeni dhe me çfarë ka të bëjë biznesi juaj. Kjo gjithashtu do të forcojë besimin dhe aftësitë tuaja retorike. Shumica e njerëzve e konsiderojnë të folurit në publik si tepër nervozuese, por është një mjet shumë i fuqishëm i vetë-zhvillimit, nëse i përmbaheni. Për të pasur sukses në sferën e biznesit, do të duhet të mësoheni të flisni me njerëz (për të mos përmendur debatimin dhe negocimin me ta). Të gjithë njerëzit, jo vetëm investitorët e mundshëm, i përgjigjen mirë pushtetit dhe vetbesimit.
- Kuptoni paranë, jo thjesht punën.
Është jetike të kuptojmë parimet themelore të parave. Pse e dëshironi, çfarë mund të bëni me të dhe si rritet dhe shumohet me kohën. Është gjithashtu e rëndësishme të kuptohet ndryshimi midis të qenit punonjës dhe sipërmarrës. Jo të gjithë kanë karakteristikat për t’u bërë një sipërmarrës. Por, sërisht është e dobishme të kuptojmë kursimet dhe investimet në një farë mase. Koha është gjithmonë investimi më i madh, dhe nëse paratë kursehen që në moshë të vogël, përfitimet mund të jenë gjigande. Filloni të kurseni dhe të krijoni pasuri sot.
Mentaliteti duhet të jetë të kesh një mënyrë jetese tërheqëse dhe dinamike dhe kjo mund të arrihet me të kuptuarit e funksionimit të parasë dhe se si mund të bësh paratë të punojnë për ty – jo anasjelltas. Kjo është arsyeja pse shumë investitorë janë kaq të vendosur për ndërtimin e pasurive të patundshme dhe godinat me qira, pasi janë të ardhura pasive që gjenerojnë për ta javë për javë, muaj për muaj dhe vit pas viti.
- Fillo tani, por ngadalë.
Shumë sipërmarrës të rinj bëjnë gabim pasi ‘presin’ të bëhen sipërmarrës. Por, procesi nuk fillon kur të keni mbaruar kolegjin! Ju shpenzoni para çdo ditë! Sa herë që blini diçka, përfshiheni në një transaksion biznesi!
Nëse filloni të kurseni dhe investoni që në moshë të vogël, edhe me shuma të vogla, kjo do t’ju kthehet në zakon. Ju do të formoni zakone automatike të suksesit që zgjasin gjithë jetën. Nëse fitoni 150 dollarë në javë, mësoni zakonin e të kursyerit 15 dollarë dhe të investuarit 15 dollarë. Kjo ndjek parimin e artë, të të investuarit 10% dhe të kursyerit 10% të të ardhurave. Me kalimin e kohës, rezulto të keni akumuluar një pasurie të madhe.
Ka shumë gjëra që mund të bësh, por thjesht fillo. Shkruani një plan biznesi, filloni një biznes në internet, kërkoni mënyra krijuese për të fituar para, përdor “brainstorm”, “pool resources” me miqtë, etj. Nëse shikoni në autobiografitë e shumicës së sipërmarrësve të Ivy League, do të shihni se ata filluan programe biznesi gjatë shkollës së mesme dhe universitetit. Mos prisni për të filluar.
Psikologjia e sipërmarrjes.
Ajo që shpesh neglizhohet për sipërmarrësit e suksesshëm është mentaliteti i tyre fillestar. Shumë prej tyre e dinin se çfarë donin të bënin dhe u përpoqën t’a arrinin. Në skemën e përgjithshme të gjërave, vendosmëria për të patur sukses dhe një mentalitet i sigurtë ‘shark’ janë ato që e arrijnë suksesin e vërtetë. Ky lloj qëndrimi mund të nxitet në një farë mase, por është kryesisht një funksion i karakterit të individit.
Nuk është e gjithë kjo historia, edhe pse është një bllok themelor i saj. Sipas shkollës JBCNS, 10 karakteristikat e një sipërmarrësi të suksesshëm janë:
1) Kreativiteti
2) Profesionalizmi
3) Ndërmarrja e rrezikut
4) Pasioni
5) Planifikimi
6) Njohuritë
7) Aftësitë sociale
8) Të qenit mendjehapur kundrejt të mësuarit, njerëzve, madje edhe dështimit.
9) Ndjeshmëria
10) Konsumatori është gjithçka.
Ajo që përbën kombinimin e suksesit sipërmarrës është e larmishme! Për një sipërmarrës të ri, është ndoshta më mirë të theksohet puna në ekip, bashkëpunimi dhe njohjet. Nëse nuk përmbajnë të gjithë përbërësit e nevojshëm, atëherë ata mund t’i marrin përmes karakteristikave të përbashkëta. Kjo është mënyra më e mirë për të bërë përpara, pasi është shumë të kërkohet që një sipërmarrës i ri t’i ketë zhvilluar me të vërtetë këto aftësi, me pak përvojë biznesi. I ngadalti dhe i qëndrueshmi fiton garën. Historia është e mbushur me “përralla” për njerëzit që fituan pasuri shpejt dhe e humbën atë edhe më shpejt.
Psikologjia pozitive është e lidhur me psikologjinë e sipërmarrjes. Kjo nuk ka ndonjë lidhje me idenë e përgjithshme për të menduar thjesht mendime të lumtura ndërsa biznesi juaj lëkundet. Por, me arritjen aktive të qëllimeve, në mënyrë të qëndrueshme, duke qenë të përqendruar në aplikimin tuaj, duke përdorur efektivisht kohën tuaj, krijimin e njohjeve dhe të qenit aktiv, dinamik dhe bashkëpunues.
Atëherë do të shihni rritjen e të ardhurave të biznesit tuaj dhe do ta dini se kjo ndodhi për shkak se i’a keni dalë. Kjo është arsyeja pse njerëzit që fitojnë lotarinë humbasin të gjitha fitimet e tyre pak kohë më vonë. Nuk ishte e lidhur me përpjekjen e tyre individuale, thjesht fat dhe shans. Asnjë aftësi ose atribut individual nuk u zhvillua dhe kështu pasuria nuk u mbajt.
Dokumenta, Plane Biznesi dhe Gjuhë Ligjore.
Si një ushtrim, mund të jetë shumë i dobishëm për t’i njohur adoleshentët dhe studentët me të gjitha dokumentet e biznesit që lidhen me drejtimin e një kompanie. Siç u përmend më lartë, plani i biznesit është më i dobishmi për një perspektivë edukimi, pasi është përkufizimi i shkruar për hapjen e një biznesi të ri. Për më tepër, mund të jetë informuese të mësosh dhe të plotësosh formularë kryesorë përfshirë Formularin W4, Formularin I9s, Formularin 1099s, Formularin W2, Formularët 941, etj.
Një ushtrim i mirë do të ishte t’u jepni studentëve një rradhitje të rastësishme të punonjësve dhe t’i bëni ata të kuptojnë se si duhet të profilizojnë secilin dhe çfarë takse duhet të paguajë secili. Teoria e kontabilitetit është gjithashtu tepër e dobishme pasi çdo pronar i ri i biznesit do të duhet të njohë shifrat, brenda dhe jashtë. Regjistrimet më të sikletshme në Dragons Den dhe shfaqjet e tjera janë ato që nuk mund të diferencojnë fitimin neto nga fitimi bruto në një vit të caktuar, ose që nuk e kuptojnë kontabilitetin e kostos ose matjet e tjera themelore.
Praktika i’a kalon teorisë çdo herë. Një praktikë në një kompani të mirë mund t’i vërë studentët në rrugën e duhur, pasi përvoja do të qëndrojë me ta për gjithë jetën. Gjithashtu u mëson atyre ruajtjen e kohës dhe aftësi sociale, të cilat janë të lidhura, pavarësisht nëse ata vendosin të bëhen sipërmarrës apo jo.
A është i dëmshëm sistemi arsimor për rritjen e pasurisë?
Është një fakt i trishtueshëm që sistemi arsimor nuk bën pothuajse asgjë për t’u mësuar fëmijëve rreth pasurisë. Ndoshta ithtari më i theksuar i këtij fakti është Robert Kiyosaki, autor i “ Rich Dad Poor Dad “. Ai përshkroi se qëllimi i shkollës është t’ju gjejë një punë, si një mjet për të fituar para, por nuk ju mëson asgjë për menaxhimin e parave, duke e bërë të gjithë procesin disi të kotë.
Dhe ai prek një pikë të fortë. Fëmijët nuk duhet të kalojnë gati 2 dekada në shkollë pa marrë njohuri të menaxhimit financiar në fund të fundit. Ajo i mëson njerëzit të jenë punonjës të dobishëm përkundrejt sipërmarrës të suksesshëm. Dhe nga një perspektivë e thjeshtë financiare, dërgimi i fëmijëve në universitet është një investim që nuk është më fitimprurës, veçanërisht duke pasur parasysh që shumica e tyre nuk përfundojnë as në profesione të rëndësishme për degët e tyre. Por ata sërisht përfundojnë me një mal me borxhe.
Potencialisht mund të vendoset një ekuilibër, por është më e mençur që prindërit të luajnë një rol më aktiv në mësimin e fëmijëve të tyre për paranë. Ka shumë mënyra për të nxitur kuptimësi të tilla.
Megjithatë, shumica e njerëzve të biznesit besojnë se një diplomë universitare është e dobishme. Vetëm se atribute të caktuara mund të nxiten që nga një moshë më e hershme dhe marrëdhënia midis shkollës dhe rezultateve në biznes ende nuk është vërtetuar. Një ndërthurje e biznesit dhe teorisë është padyshim më efikasja.
Si munden prindërit të ushqejnë sipërmarrjen tek fëmijët e tyre?
Kjo temë mund të jetë pak e ndërlikuar, për të mos thënë personale. Nga njëra anë, a doni vërtet t’i mësoni fëmijës tuaj parime të rënda sipërmarrëse në moshën 10 vjeçare? Ndoshta jo, por ju mund t’u tregoni atyre bazat në një mënyrë shumë të thjeshtë. Krijoni një llogari kursimi për ta dhe inkurajojini të heqin mënjanë 10% çdo javë.
Ndërsa bëhen adoleshentë, ju mund t’i paguani për punët e përfunduara. Nëse ata nuk i kryejnë punët e tyre, atëherë mos i paguani. Kjo u mëson atyre të paguhen për të mos bërë asgjë dhe do të ketë efektin e kundërt. Ju gjithashtu mund t’i inkurajoni ata të gjejnë një punë me një person tjetër ose të shkojnë një hap më tej dhe të financojnë pjesërisht çdo ambicie krijuese që ata mund të kenë. Ideja është të nxisim dhe inkurajojmë, jo të kufizojmë dhe qortojmë.
Ka shumë aplikacione dhe iniciativa në internet që ju gjithashtu mund t’i përdorni në avantazhin tuaj kur bëhet fjalë për inkurajimin e kursimeve dhe sipërmarrjes. Një tipar i ‘Acorns’ në shumë aplikacione financiare do t’i lejojë fëmijët dhe studentët të heqin dorë nga blerjet me pakicë e të drejtohen tek një qëllim i caktuar, siç janë pushimet, kampet ose produkti.
Katër opsionet kryesore financiare për ata që aspirojnë të bëhen sipërmarrës.
Ndërsa adoleshentët fillojnë të hyjnë në të njëzetat, është e dobishme për ata që të bëhen të vetëdijshëm për opsionet e shumta të financimit që janë në dispozicion të tyre. Sepse bizneset e mira kanë nevojë për kapital për të pasur sukses. Kursimet e këtij të riu thjesht nuk janë një mekanizëm i vlefshëm për një biznes të ri që kërkon një fluks të madh kapitali për t’u ngritur nga “toka”. Opsionet më të zakonshme financiare janë:
Kredi Online – Ky është potencialisht opsioni më i drejtpërdrejtë për sipërmarrësit e rinj. Ai siguron një hua pa probleme me kërkesa minimale, të ulëta. Ai gjithashtu siguron aplikacione dhe programe kompjuterikë që janë shumë tërheqës për popullsinë millennial, me tabela dhe grafikë.
Grantet – Ka mundësi të shumta për grante në dispozicion për sipërmarrësit e rinj. Dhe kjo klasë ka shumë ndikime shoqërore. Njerëzve u pëlqen të shohin të rinjtë duke i’a dalë dhe janë të hapur për të ndihmuar. Por, shkrimi i granteve është një art që duhet të mësohet si të gjithë të tjerët. Avantazhet dhe disavantazhet duhet të peshohen para aplikimit.
Huatë bankare – Ky është një opsion ‘klasik’ financiar i rezervuar më shpesh për modele më të mëdha biznesi me flukse të qëndrueshme të të ardhurave. Si e tillë, nuk është opsioni më i drejtpërdrejtë për sipërmarrësit aspirues. Aplikimet janë gjithashtu të gjata dhe të lodhshme.
Kapitali sipërmarrës – Kjo është një mënyrë shumë konkurruese për të fituar para për një biznes të ri. “Venture Capital” është një “rezervuar peshkaqenësh”, dhe peshkaqenët nuk japin para hua, lehtë! Sërish, mund të jetë një përvojë e shkëlqyer për një sipërmarrës të ri, të dalë përpara njerëzve të famshëm të biznesit. Nëse ata marrin një marrëveshje të çfarëdo lloji, përvoja do të jetë e paçmueshme.
Sado të dobishme të jenë të gjitha këto opsione, duhet t’i vendoset theksi krijimit të parave në ambiente potencialisht armiqësore, në vend që të mbështeten te kredia. Është thelbësore për rritjen, por ka shumë mënyra për të krijuar pasuri, dhe duhet të krijohet një mendësi e mundësive të pafundme dhe gjenerimit të pasurisë, në krahasim me huazimet. Kjo është gjithashtu ajo që do të duhet që brezi tjetër të dalë nga cikli i borxhit të përjetshëm. Amerika është një studim rasti për borxhin global, pasi huatë dhe kreditë duket se janë ngulitur shumë brenda kulturës që në moshë të hershme.
11 Burimet më të mira të trajnimit për sipërmarrësit e rinj.
Më poshtë është një listë e burimeve të dobishme për sipërmarrësit e rinj. Kjo nuk është një listë përfundimtare, pasi ka shumë burime për të përmendur në detaje, duke përfshirë grante, mentorimin, financimin, krijimin e rrjeteve, huatë, kapitali sipërmarrjes dhe shumë më tepër. Këto janë disa nga burimet më të njohura që mund të shërbejnë për frymëzim të mëtejshëm.
# 1 – Business Model Generation Handbook.
Kjo është një fletë pune e shkarkueshme e quajtur një kanavacë e modelit të biznesit që ju ndihmon të mendoni për idenë tuaj të biznesit. Ndërsa është më shumë një libër / dokument, është shkruar në mënyrë të shkëlqyer, për t’u dhënë sipërmarrësve të rinj frymëzim dhe fuqizim. Vetë faqja gjithashtu ofron kurse online në lidhje me modelet e biznesit dhe propozimet e vlerës. Është një vend i shkëlqyer për sipërmarrësit e rinj, për të mësuar se si të krijojnë biznesin e tyre në vend që thjesht të ushqehen me informacione. Nuk e zëvendëson asnjë përvojën praktike.
# 2 – Founders Workbench.
Founders Workbench ka një larmi mjetesh për t’ju ndihmuar të ngriheni nga “toka”. Nga llogaritësit financiarë te listat e kontrollit të startup-eve, ka një mori të tërë burimesh të dobishme në këtë sajt. Ju mund ta përdorni në të vërtetë si një qendër të burimeve fillestare, duke përfshirë mbrojtjen e fitimit tuaj, shkallëzimin e biznesit dhe punësimin e punonjësve të rinj. Ka shumë fusha që kërkojnë vëmendje në një biznes të ri, dhe është mirë të kesh një kornizë të organizuar. Ky është një nga pikat më të mira në listë dhe një vend ideal për sipërmarrësit aspirues për të filluar.
# 3 – Launcher (School For Startups)
Launcher është një program unik, i ri për financimin fillestar të biznesit. Një plan biznesi duhet të dorëzohet për një aplikim të suksesshëm. Ata u ofrojnë pronarëve të rinj të bizneseve të moshës 18 vjeç e lart, qasje të klasës botërore, një komunitet mbështetës dhe këshillim të rregullt. Programi Launcher (i ofruar nga School for Startups) kombinon financimin e biznesit të mbështetur nga qeveria nga Start-Up Loans Company, së bashku me një Bootcamp një-ditor. Ajo i ofron të gjitha këto, së bashku me komunitetin dhe mentorimin në internet, me kosto zero.
# 4 – UnLtd
Ofruesi kryesor i mbështetjes për sipërmarrësit socialë në Mbretërinë e Bashkuar dhe ofron rrjetin më të madh të tillë në botë. Ky burim ndihmon qindra individë çdo vit përmes programit të tyre kryesor Awards Program. UnLtd investon drejtpërdrejt tek individët duke ofruar çmime financimi, këshillim të vazhdueshëm, njohje dhe mbështetje praktike.
# 5 – O2 Think Big
Ofron trajnim dhe financim për të rinjtë me ide të shkëlqyera dhe i ndihmon ata të bëjnë idetë e tyre të funksionojnë. Për shkak të COVID 19, O2 Think Big nuk po ofron përvojë pune për sipërmarrësit e rinj. Përveç kësaj, kjo organizatë synon më shumë drejt roleve të korporatave sesa lirisë së vërtetë të sipërmarrjes.
# 6 – Buzz
Një faqe në internet e financimit të fondeve e cila u mundëson sipërmarrësve socialë dhe sipërmarrjeve sociale të mbledhin fonde dhe të ndërtojnë një grup mbështetësish. Ekzistojnë shumë faqe webi të tjera të financimit të fondeve, nga të cilat sipërmarrësit e rinj mund të përfitojnë për të arritur gjëra (megjithëse nuk është aspak një rrugë e lehtë drejt suksesit).
# 7 – Newable
Newable mund të ofrojë kredi fillestare mbi 500 £, në rritje. Aplikantët e suksesshëm mund të marrin mbështetje falas për të përgatitur aplikimin tuaj dhe mbështetjen e mentorimin sapo të filloni tregtimin. Ju duhet të keni moshën 18 vjeç e lart dhe të dëshironi të filloni një biznes në Mbretërinë e Bashkuar.
# 8 – Get Started / SFEDI
Siguroni qasje në financa, mbështetje të mentorëve dhe mësim për t’u siguruar që keni shansin më të mirë për të filluar dhe për të rritur biznesin tuaj. Ky është një projekt i mbështetur nga qeveria që synon vetë-fillestarë dhe është një nga programet më të njohura në Angli. Vetëm bizneset me qendër në Mbretërinë e Bashkuar mund të aplikojnë.
# 9 – vInspired Cashpoint
Për 14 deri në 25-vjeçarë që kanë një ide që do të zgjidhë një çështje të caktuar brenda lokalitetit të tyre, vinspired Cashpoint po ofron grante deri në £500 për ata që mund t’i kthejnë idetë në realitet dhe të ngrijnë projektet e tyre nga toka. Sapo të rinjtë të kenë firmosur kanë të drejtë të marrin autonominë për të drejtuar projektin në mënyrën e tyre. Një iniciativë shumë argëtuese që i jep shumë liri brezit të ri të sipërmarrësve. Një ekuilibër i strukturës dhe spontanitetit / lirisë është gjithmonë i këndshëm, pasi shumë programe janë shumë të ngurta me rregulla dhe politika.
# 10 – Prince’s Trust
Ofron mbështetje praktike dhe financiare për të rinjtë, duke i ndihmuar ata të zhvillojnë aftësi kyçe, besimin dhe motivimin, duke u mundësuar atyre të kalojnë në punë, arsim ose trajnim. Programi Enterprise ofron para dhe mbështetje për të ndihmuar të rinjtë të fillojnë biznesin e tyre. Ata kanë një ‘Young Person Action Plan’ i cili përshkruan qëllimet dhe aspiratat kryesore në procesin për sukses hap pas hapi. Një person i ri përcaktohet si një i moshës midis 11 – 30 vjeç në faqen e internetit të Prince’s Trust.
# 11 – Rockstar Youth
Rockstar Youth është pjesë e Rockstar Group. Ajo është organizata më e madhe e këshillimit sipërmarrës në Mbretërinë e Bashkuar. Rockstar Youth ka prodhuar një program udhëheqës në treg për sipërmarrësit e rinj që janë të moshës nga 18 deri në 30 vjeç. Qëllimi është t’i mbështesim ato përmes ideimit parimor për krijimin e ndërmarrjeve dhe për më tepër përshpejtimin e rritjes dhe investimeve. Kjo është një mundësi “platini” për sipërmarrësit me qendër në Mbretërinë e Bashkuar.
Automatizimi dhe Sipërmarrja
Një fushë që nuk është e mbuluar shpesh nga sipërmarrja janë robotët dhe automatizimi. Të gjitha detyrat e vështira historikisht tani mund të bëhen nga palë të treta të kualifikuara me një kosto të ulët. Inkorporimi, regjistrimi për listën e pagave, shërbimi juridik online, kontabiliteti dhe organizimi nuk janë më gjëra që sipërmarrësit e rinj duhet t’i bëjnë manualisht, megjithëse është akoma një ide e mirë të njiheni me këto fusha.
Fatkeqësisht, roli i automatizmit nuk është mbuluar gjerësisht në universitete dhe është i vështirë të përcaktohet (është një fushë që lëviz me shpejtësi). Por të gjitha risitë më të mëdha dhe më fitimprurëse të shekullit 21 janë një përzierje e teknologjisë, me një zgjidhje të thjeshtë. Kini parasysh ndikimin e Tinder, Facebook, Airbnb, Uber, Instagram dhe shumë shërbimeve të tjera që kanë ndryshuar botën.
Startup-et e teknologjisë janë me rrezik të lartë, shpërblim të lartë, por sigurisht që është mirë që studentët e biznesit të njihen me mundësitë. Në një nivel mikro, sipërmarrësit e rinj duhet të përdorin shërbimet e automatizimit për detyrat e zakonshme të biznesit, nga formimi i biznesit deri në regjistrimin e taksave.
Aktualisht, ekziston një mundësi për të arritur një nivel më të lartë të efikasitetit përmes përdorimit të kujdesshëm të automatizimit. Në nivel bazik, automatizimi mund të kujdeset për detyrat e përditshme, të zakonshme, si dhe proceset e përsëritura. Kjo do të thotë që talentet kryesore mund të përqendrohen në detyra më të përparuara dhe burimet shtesë mund të lirohen. Praktikisht, i gjithë evolucioni njerëzor ka përfshirë përdorimin e mjeteve që e bënin jetën më të lehtë.
Ai që përdor mjetet më të mira fiton lojën e mbijetesës (megjithëse duam të inkurajojmë një mjedis shoqëror më gjithëpërfshirës, të larmishëm dhe të këndshëm për rritjen e rinisë së sotme).
Si të inkorporoni teknologjinë e automatizimit?
Automatizimi në biznes mund të jetë shumë i thjeshtë. Në vend të regjistrimit manual të porosive të blerjes, për shembull, një sistem i automatizuar mund ta kryjë detyrën me lehtësi. Të gjitha porositë e klientëve përpunohen dhe analizohen për të përcaktuar porositë e duhura të blerjes (përshembull për lëndët e para) për tu lëshuar. Falë mësimit makinerik, ky proces mund të optimizohet më tej.
Punonjësit që zakonisht trajtonin këtë detyrë mund të kalojnë në sfida më të rëndësishme, të tilla si rritja e shitjeve dhe tërheqja e vëmendjes së klientëve të mundshëm. Si rezultat, biznesi mund të rritet dhe të përfitojë nga rritja e tregut pa pasur nevojë të zgjerohet në mënyrë strukturore. Me përdorimin e mençur të automatizimit, ju mund të ushtroni një ndikim të madh. Në këtë mënyrë ka shumë njerëz të biznesit që mund të drejtojnë një biznes të tërë në një kompjuter të vetëm, të tilla si drop shippers dhe këshilltarët e biznesit.
Për sa kohë që jeni të përqendruar dhe efikas, automatizimi përmes robotëve mund të bëjë shumë për ju. Automatizimi mund të jetë një shpatë me dy tehe, por i’a vlen për përfitimet që ka në rininë globale. Gjithsesi ata do të tërhiqen natyrshëm drejt automatizimit, pasi bota po bëhet gjithmonë e më dixhitale. Rreziku qëndron në përpjekjen për të përdorur shumë aplikacione dhe mjete pa kuptuar vërtet vlerën e tyre të përdorimit dhe mënyrën se si ato përshtaten në biznes. “Prekja” njerëzore kërkohet gjithmonë për qëllime krijuese dhe inovative.
Makineritë, kompjuterët dhe robotikët po përparojnë në mënyrë të tillë që ata kanë filluar të kryejnë punë të rezervuara më parë për njerëzit që mund të mendojnë dhe lëvizin në këmbë. Njerëzit mund të zgjidhin probleme, të ekzekutojnë detyra manuale jo-rutinë dhe të përdorin trurin e tyre për të analizuar, krijuar dhe marrë vendime. Falë teknologjive të tilla si inteligjenca artificiale, të mësuarit e makinerive dhe robotikës, kompjuterët dhe makineritë tani janë më të mirë në kryerjen e detyrave që ne si njerëz aktualisht kryejmë: ata bëjnë më pak gabime, mund të punojnë 24/7 dhe janë më efikasë.
Ndërsa shumë pohojnë se robotët do të ‘vjedhin’ të gjitha vendet e punës, kjo është kryesisht një mendësi tradicionale dhe dembele. Ajo që do të ndodhë është që robotët do të bëjnë të gjithë punën e rëndomtë dhe do t’i lejojnë njerëzit të bëjnë atë për të cilën kanë vërtet aftësi. Ato janë një mjet i ri i fuqizimit për të gjitha klasat e njerëzve.
Librat më të mirë për sipërmarrësit millennial:
Ka shumë, shumë, shumë libra se si të bëhesh i suksesshëm si një sipërmarrës. Por rekomandimet më të mira duhet të bazohen në parime, jo në teknikalitete. Kjo për shkak se të gjitha detajet e investimit të suksesshëm ndryshojnë, por parimet nuk ndryshojnë kurrë. Të jesh i suksesshëm si sipërmarrës kryesisht mbështetet në zakone të suksesshme me një qëndrim këmbëngulës. Dhe kombinimi i të dyjave është një mendësi e fortë e ndërtuar mbi baza të forta psikologjike. Duke mbajtur këtë në mendje, librat më të mirë sipërmarrës janë:
The Richest Man in Babylon –
Ka shumë të ngjarë të jetë libri më i vjetër dhe më me ndikim për investimet i shkruar ndonjëherë. Përbëhet nga një seri shembujsh, ku individë të shumtë ngadalë mësojnë sekretet e pasurisë. Ai gjithashtu vendosi parimin themelor që nëse investoni 10% dhe kurseni 10% të fitimeve tuaja, ju do të pasuroheni në mënyrë të vazhdueshme teksa nuk do të ndiheni më të varfër. Ajo që dështojnë të njohin është se shpenzimet rriten me një rritje të pasurisë, shpesh automatikisht. Me këtë mendësi, lini 20% mënjanë dhe punoni me pjesën e mbetur. Përndryshe, do të shpenzohet për gjëra pa kuptim.
Rich Dad Poor Dad – Një nga librat më me ndikim të investimeve të epokës moderne. Robert Kiyosaki tregon historinë se si babai i tij i varfër ishte një punonjës ndërsa mentori i tij i vërtetë (“Rich Dad”) e edukoi atë mbi sekretin e suksesit financiar. Dhe ai e arriti këtë, pjesërisht duke e mësuar të luante monopol! Investimi në pasuri të paluajtshme theksohet, pasi i mëson njerëzit të shikojnë drejt të ardhurave pasive dhe të mos kenë një mendësi punonjësish. Përqëndrohuni në të qenit një sipërmarrës, dhe asnjëherë punëtor, në marrjen e kthimit nga investimet, jo në një pagë nga një drejtor. Dallimi nga pikëpamja psikologjike nuk mund të ishte më i theksuar.
Antifragile – Kjo është pak më kontradiktore dhe ‘teknike’. Nassim Taleb krijoi një pasuri në tregtimin e opsioneve duke shkurtuar asete shumë të paqëndrueshme. Gjatë vitit 2008, ai bëri një vrasje. Ky libër do t’i mësojë sipërmarrësit aspirues të mendojnë të pavarur nga tufa. Ju nuk mund të pasuroheni duke ndjekur këshillat standarde të gjetura në internet. Ju duhet t’a kuptoni rrezikun dhe të merrni vendimet tuaja.
Përmendje të tjera të dukshme përfshijnë ‘The Lean Startup’ (Eric Ries), ‘Purple Cow’ (Sreth Godin) dhe ‘The Art of Start’ (Guy Kawasaki). Por këta libra nuk janë të natyrës ‘të përjetshme’. Ato bazohen në trendet aktuale dhe së shpejti do të jenë të parëndësishme.
Përkundrazi, 3 librat me të zezë do t’i sigurojnë një sipërmarrësi të ri parimet thelbësore të suksesit, pavarësisht nga tregu specifik në të cilin ndodhen apo kushtet më të gjera makroekonomike. Duke mësuar teknikat e një epoke të caktuar ekonomike, ju po e kufizoni sipërmarrësin në një periudhë të shkurtër kohore para se të dhënat të bëhen të parëndësishme. Duke i mësuar atyre parime themelore, ju po i pajisni ata me një mendësi prej të pasuri për gjithë jetën.
Përmbledhje:
Sipërmarrësit e rinj janë themeli në një ekonomi globale në lulëzim. Atyre u duhen dhënë burimet e nevojshme mendore dhe praktike për të nxitur një mendësi prej sipërmarrësi, që në moshë të hershme.
Fuqizimi dhe mbështetja e sipërmarrësve të rinj është thelbësore, pasi janë ata që rikrijojnë shoqërinë për përmirësimin e të gjithëve.
Na bëni me dije nëse kemi humbur ndonjë gjë dhe cilat mendoni se janë mënyrat më të mira për të mbështetur dhe fuqizuar brezin e ardhshëm të sipërmarrësve globalë.
Çfarë opsionesh për grante ekzistojnë për sipërmarrësit e rinj?
Ka shumë, shumë, shumë programe të granteve në dispozicion për sipërmarrësit e rinj. Shumë, shumë për t’u renditur në çdo detaj! Për të kërkuar në listën e granteve, një nga burimet më të mira do të ishte grant.gov. Kjo do t’ju japë një listë të granteve federale të disponueshme. Burime të tjera përfshijnë Dhomën e Tregtisë të SH.B.A.-së (The US Chamber of Commerce) dhe Regjistrin e Granteve, i cili ka një listë me mbi 4,200 grante. Mos harroni, sipërmarrësit e rinj gjithashtu mund të hyjnë në shumicën e granteve tipike që janë në dispozicion për sipërmarrësit e rregullt.
A duhet t’a krijojnë të rinjtë biznesin e tyre ndryshe?
Kjo varet nga një larmi kriteresh individuale. Por me pak fjalë, përgjigjja e shkurtër është jo. Pronarët e rinj të bizneseve duhet të përdorin parimet e vendosura të biznesit derisa të dinë se çfarë po bëjnë. Po, do të keni shumë njerëz që ju thonë se duhet të rishpikni “timonin” dhe të krijoni një lloj biznesi të ri me një fuqi punëtore të larmishme dhe një mënyrë krejt të re për të bërë gjëra që përfshijnë teknologji. Rezultati përfundimtar është zakonisht një dështim i biznesit. Ju dëgjoni vetëm histori që funksionuan jashtëzakonisht mirë, si Facebook dhe Google. Jo dhjetëra mijëra dështime që kanë ndodhur dhe po ndodhin aktualisht.
Cili është vendi më i mirë për një sipërmarrës të ri për të marrë një kredi?
Kur gjithçka është vendosur, vendi më i mirë për një sipërmarrës të ri për të marrë një kredi është te një huadhënës në internet, me reputacion. Çdo mekanizëm tjetër (hua bankare, grante, kapital sipërmarrjeje) është i ndryshueshëm dhe kërkon kohë. Kreditë në internet janë gati të garantuara, edhe pa përvojë (megjithëse jo pa rreziqe). Familja dhe miqtë janë një mundësi e vlefshme, por gjërat mund të shkojnë për keq me këtë lloj marrëveshje biznesi.
A ia vlen të bëhesh një sipërmarrës?
Sipërmarrësit raportojnë nivele më të larta të kënaqësisë në punë në krahasim me demografitë e tjera sociale. Po, liria dhe pavarësia që siguron sigurisht që ja vlejnë, për një person të caktuar me një mentalitet të caktuar. Le të mos harrojmë realitetin e “burnout” të sipërmarrjeve dhe të jetuarit në një mënyrë të ekuilibruar dhe holistike. Gjithashtu të mos harrojmë se pendesa më e madhe e raportuar e individëve të sëmurë terminal është se ata do të dëshironin të mos kishin punuar aq shumë.
Sa e rëndësishme është psikologjia sipërmarrëse?
Psikologjia sipërmarrëse është gjithçka në biznes. Kjo është arsyeja pse ne në Finimpact besojmë se gjëja më e mirë që mund të bëni është t’u dorëzoni sipërmarrësve të rinj 3 librat e listuar më lart dhe t’u thoni atyre t’i lexojnë ata pa pushim. Do të rrënjoset tek ta. Në një botë që është mbushur plot me të dhëna, parimet thelbësore duhet të forcohen. Pa një psikologji të fortë individuale dhe një vizion të fortë, biznesi nuk ka shumë të ngjarë të ketë sukses në baza afatgjata.
Cilat janë idetë më të mira të biznesit për sipërmarrësit e rinj?
Idetë e biznesit janë një monedhë në një duzinë. Ka mijëra e mijëra prej tyre. Thjesht bëni një kërkim të shpejtë në Google. Pjesa e vështirë është ekzekutimi dhe zbatimi i një ideje të caktuar biznesi. Përndryshe, janë thjesht fjalë në një copë letër.
Në vend që të përqendroheni në idetë e biznesit, merrni parasysh mënyrat për të rritur të ardhurat dhe përfitimin tuaj tani me të ardhurat aktuale. Mund të jetë pak e dëmshme të përpiqesh të gjesh idenë tjetër të re revolucionare të biznesit në krahasim me thjesht punën për diçka të thjeshtë dhe marrjen e një fitimi të qëndrueshëm çdo javë. Mësoni për paranë, jo për idetë e biznesit. Detajet do të rrjedhin nga bazat e forta. /Business Magazine/