Tregtia ilegale me shitjen e certifikatave false për teste COVID-19 prek edhe Kosovën

Kriminelët po shesin certifikata false të provës për testin COVID-19 në aeroportet dhe stacionet kryesore të Evropës, ka bërë të ditur EUROPOL.

Certifikatat e rreme u gjetën duke u shitur në aeroporte dhe stacione në Francë, Mbretërinë e Bashkuar dhe Spanjë, shkruan Euronews.

Ky krim filloi të lulëzoi pasi disa vende evropiane morën masa që çdo udhëtarë duhet të ketë dëshmi se nuk është i infektuar me koronavirus.

Reklama e sponzorizuar

Shitja e certifikatave të tilla ka filluar të bëhet edhe në Kosovë, ndërsa për këtë rast policia ka arrestuar dy persona në Pejë në fund të janarit.

Siç ka njoftuar policia, dy persona (një femër dhe një mashkull) janë arrestuar pasi që të njëjtit dyshohet se i kanë furnizuar qytetarët me dokumente të testit anti- COVID-19, të cilat ishin false transmeton Zeri.info.

“Njësiti relevante policore nga vendin e ngjarjes kanë konfiskuar: tre telefona mobil dhe dy shtëpiza të kompjuterit. Në konsultim me prokurorin e shtetit të dyshuarit dërgohen në mbajtje për 48 orë”, thuhej në njoftimin e policisë.