Qytetet si Prishtina, Prizreni, Gjilani kanë cilësi të dobët të ajrit.
Ndërsa, Drenasi, Hani i Elezit, Mitrovica, Obiliqi, Peja kanë cilësi të pranueshme të ajrit.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) dhe Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit bëjnë monitorimin e cilësisë së ajrit në tërë territorin e Republikës së Kosovës përmes Rrjetit Nacional për Monitorimin e Cilësisë së Ajrit. Ky rrjet është i përbërë nga 12 stacione automatike fikse dhe një stacion automatik mobil.
Shpërndarja e stacioneve dhe përzgjedhja e lokacioneve monitoruese është bërë konform kritereve të Direktivës 2008/50/EU për ajër të pastër në Evropë dhe ligjeve vendore.
Bazuar në kriteret e lartpërmendura stacionet janë shpërndarë në 9 (nëntë) komuna të Republikës së Kosovës: Prishtinë, Obiliq, Drenas, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Shtërpcë (Brezovicë), Hani i Elezit dhe Gjilan.