Anija “Ever Given” zhvendoset pjesërisht në Kanalin e Suezit

Anija me kontejnerë ‘Ever Given” është zhvendosur pjesërisht pasi ishte bllokuar në Kanalin e Suezit që nga marta e kaluar, thonë autoritetet, pas një përpjekje ndërkombëtare pa ndërprerje çdo ditë për të zhvendosur anijen e madhe dhe për të rihapur korsinë globale të transportit. Sidoqoftë, mund të duhet edhe pak kohë për ta liruar plotësisht.

“Anija me kontejnerë filloi të lundronte me sukses pasi iu përgjigj manovrave tërheqëse,” tha Osama Rabie, kreu i Autoritetit të Kanalit të Suezit (SCA).

Ekipet planifikojnë ta zhvendosin atë më vonë gjatë kësaj të hënë, konfirmoi SCA, duke shënuar fundin e një krize një javore të transportit që mbizotëroi titujt kryesorë dhe tërhoqi vëmendjen e botës.

Reklama e sponzorizuar

“Operacioni për të liruar pjesën tjetër të anijes do të rifillojë kur niveli i ujit të rritet në mëngjesin e vonë”.

Ever Given, një anije prej 224 mijë ton u përplas në kanalin e Egjiptit më 23 Mars. Ekipet nga Egjipti dhe nga e gjithë bota kanë punuar pa ndërprerje në përpjekje për të zhvendosur anijen, me operacion që përfshiu 10 anije tërheqëse, gërmues rëre dhe kompani shpëtimi.

Përpjekjet e mëparshme kanë dështuar, por kjo përpjekje e fundit po ekzekutohet gjatë baticës kur uji në kanal është në nivelin më të lartë./CNN