Prokuroria e Kosovës në bashkëpunim me Krimet Ekonomike ka arrestuar disa zyrtarë të lartë të Telekomit të Kosovës.
Burime të IndeksOnline bëjnë të ditur se të arrestuarit janë zyrtarë me funksione të larta në Telekomin e Kosovës.
Sipas burimeve, arrestimet e tyre lidhen me nënshkrimin e disa kontratave, me shuma të larta parash.
Musliu ishte edhe këshilltar i ish-ministrit të Drejtësisë, Selim Selimi. Ndërkohë pritet të ketë edhe arrestime tjera në Telekomin e Kosovës.