Qeveria britanike ka në plan për të ulur emetimet industriale të karbonit me dy të tretat brenda 15 viteve.
Ajo dëshiron që kompanitë të harxhojnë më pak energji, të zhvillojnë teknologji me karbon të ulët dhe të investojnë në pajisje q mund të ruajnë emetimet ne karbonit në shkëmbinjtë nëntokësorë.
Për këtë plan Britania po vë në dispozicion 1 miliardë paund për të ndihmuar ndërtesat industriale, shkollat dhe spitalet të marrin izolim më të mirë dhe të kursejnë energji.
Partitë e opozitës thanë se politikës i mungonte urgjenca dhe ambicia në krahasim me shtetet e tjera. Nga ana tjetër strategjia u mirëprit nga grupet e industrisë. Ata thanë se kjo do të ndihmojë për të drejtuar zgjedhjet e investimeve.
Për të ulur emetimet e karbonit nga ndërtesat publike duke përfshirë spitalet, shkollat dhe ndërtesat e këshillit, do injektohen 932 milionë paund në 429 projekte në të gjithë Anglinë.
Kjo do të financojë sistemet e ngrohjes me karbon të ulët, të tilla si kondicionerët/kaldajat, dhe masat e efikasitetit të energjisë si izolimi dhe ndriçimi LED.
“Ne jemi duke ndërmarrë hapa për të qenë ekonomia e parë e madhe që ka sektorin e saj industrial me karbon të ulët”, tha sekretari i biznesit dhe energjisë Kwasi Kwarteng./BBC/