Të dhënat nga Tregtia e Jashtme të Mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për (0.5%) në muajin janar 2021, në raport me periudhën e njëjtët të vitit 2020, gjegjësisht në vlerë prej 193,2 milion euro krahasuar me deficitin 192,2 milion euro në vitin 2020. Kështu eksporti mbulon importin me vetëm 18.0 për qind.
Eksporti i mallrave në muajin janar 2021 kishte vlerën 42,5 milion euro, ndërsa importi 235,8 milion euro, është një rritje prej (47.1%) për eksport si dhe (6.6%) për import duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2020.
Sipas të dhënave të grupeve kryesor të eksportit: (36.5%) të eksporteve e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre, (18.4%) artikuj të ndryshëm të prodhuar, (11.3%) plastikë,gomë dhe artikuj prej tyre, (7.3%) makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike, (5.4%) ushqimet e përgatitura,pijet dhe duhani, (4.4%) produktet minerale, etj.
Ndërsa sipas të dhënave të grupeve kryesor për import e përbëjnë: (13.5%) produktet minerale, (12.8%) makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike, (12.6%) ushqimet e përgatitura,pijet dhe duhani, (9.5%) metalet bazë dhe artikujt prej tyre, (9.1%) mjetet e transportit, (7.8%) produkte të industrisë kimike, (6.7%) plastikë,gomë dhe artikuj prej tyre, etj. /Buletini Ekonomik/