Flet sekretari i shkarkuar në MI: S’ma lëshuan zyrën, unë e thirra policinë

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Arban Abrashi para dy ditësh ka shkarkuar nga detyra e sekretarit të ministrisë, Izedin Bytyqin. Por ky i fundit ka thënë se shkarkimi është i kundërligjshëm dhe s’e nuk do të largohet nga zyra.

“Është vendim i kundërligjshëm, e kam njoftu kryeministrin dhe Këshillin Shtetëror për Vlerësim dhe Disiplinë. Aty u instalu një sekretar kishe, që s’ka të drejtë me thënë sekretar hiç. Ky nuk është drejtor departamenti, pra Zymer Avdullahu”, tha ai para mediave.

Lexo Edhe:

Gastronomët kundërshtojnë shtrëngimin e masave

Teksa njoftoi se ishte vetë ai që e ka njoftuar policinë.

Reklama e sponzorizuar

“I kam thënë policisë me i marrë veprimet me ma liru zyrën…Unë jam sekretar i ligjshëm, të tjerat janë të paligjshme. Këtë e rrëzon edhe studenti i vitit të parë juridik, e le më prokurori. Ai ska pranu me ma liru vendin, unë e kam thirrë policinë, e ai e thirrke dikë ia bojkë çomna Njësinë, si me konë komandant i policisë”, tha ai më tej, transmeton Gazeta Express.

“Jam ballafaqu me presione të ndryshme të grupit të interesit që e kanë shkatërruar Ministrinë e Infrastrukturës”, ka pohuar Bytyqi.

Shtoi se nuk e ka niet të dorëzohet.

Ndërsa, MI ka publikuar një komunikatë për media lidhur me shkarkimin e tij.

“Ministria e Infrastrukturës njofton opinionin publik se ministri Arban Abrashi, ka pezulluar nga detyra e Sekretarit të Përgjithshëm, z. Izedin Bytyqi dhe ndaj të njëjtit është inicuar procedura e shqyrtimit të shkeljes së rëndë disiplinore.

Bytyqi, gjatë muajit shkurt ka kthyer në punë si Udhëheqës të Departamentit të Prokurimit në MI, Nexhat Krasniqin, duke vepruar në kundërshtim me aktvendimin e plotfuqishëm të Gjykatës Supreme të Kosovës. Përmes këtij veprimi, Bytyqi bie ndesh edhe me zbatimin e parimit të ligjshmërisë dhe zbatimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Moszbatimi i vendimit gjyqësor është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e Sekretarit të Përgjithshëm dhe institucioneve përkatëse, duke i cenuar kështu edhe dispozitat e Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Ministri Abrashi shpreh vendosmërinë për hapje rrugë të funksionimit të drejtësisë në MI dhe ndalim të tentimit për të manipuluar me dokumentet e lëshuara nga institucionet e drejtësisë në Republikën e Kosovës. Mbi këtë bazë, Bytyqi është liruar nga detyra të hënën (01.03.2021)”, thuhet në njoftimin e tyre.