Policia brenda Ministrisë së Infrastrukturës

Policia e Kosovës është parë brenda Ministrisë së infrastrukturës, pas shkarkimeve që ndodhën aty.

Sipas “Front Online”, arsyeja e prezencës së Policisë është kthimi i sekretarëve të kësaj ministrie në objekt.

Pak ditë para se ta lëshoj “kolltukun” e ministrit të Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka shkarkuar sekretarin e këtij dikasteri qeveritar, Izedin Bytyqin dhe në vend të tij ka emëruar të hënën, Zymer Abdullahun.

Reklama e sponzorizuar

Por, një ditë pas këtij emërimi, Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës ka anuluar vendimin e Abrashit për shkarkimin e sekretarit Bytyqi dhe njëkohësisht edhe emërimin e sekretarit të ri, Abdullahut.

Vendimi i Ministrisë së Brendshme e rikthen në pozitën e tij, Izedin Bytyqin, por, sipas burimeve të portalit “Front Online” sekretari i përzgjedhur nga ministri Abrashi ka refezuar t’ia lëshoj zyrën Bytyqit.

Lidhur me rastin nuk është deklaruar Policia e Kosovës, ndërsa ministri Arban Abrashi e ka ndalur telefonin.