Lëvizja “Fol” ka publikuar raportin e punës së Qeverisë për vitin 2020, sipas të cilët ekzekutivi ka realizuar 42.7 për qind të planit vjetor të punës.
Erblin Hoxha koordinator i projekteve në “Fol” tha se janë monitoruar Zyra e Kryeministrit dhe 15 ministritë.
Sipas raportit të “Fol” ndër ministritë që kanë pasur përqindjen më të lartë të realizimit të punës është ajo për Kthim, e Financave, e Zhvillimit Rajonal. Kurse ministria me realizimin më të ulët të planit të punës është ajo e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Kurse në raport nuk ka të dhëna për Ministrinë e Arsimit e cila sipas Hoxhës ka refuzuar të kthejë përgjigje në kërkesën e tyre.
Realizimi i planeve të punës nga Zyra e Kryeministrit dhe ministritë sipas “Fol”:
Zyra e Kryeministrit ka realizuar 28 objektiva me 168 aktivitete apo 48.2
Ministria e Shëndetësisë, 51. 8 për qind,
Ministria e Punës dhe Mirëqenies, 60 për qind,
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, 73.3 për qind,
Ministria e Kulturës Rinisë Sportit, 45 për qind,
Ministria e Punëve të Brendshme, 55 për qind,
Ministria e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, 40 për qind,
Ministria e Financave, 80.4 për qind
Ministria e Infrastrukturës, 55 për qind
Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit, 46.1 për qind
Ministria për Komunitete dhe Kthim, 92 për qind,
Ministria e Zhvillimit Rajonal, 94.5 për qind
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, 37.5 për qind
Ministria e Drejtësisë, 55.6 për qind
Ministria e Pushtetit Lokal, 95.3 për qind.
Ministria e Mbrojtjes, 69.6 për qind./EO/