Banka amerikane e investimeve, Goldman Sachs, e sheh rënien e fundit të çmimeve të naftës si një mundësi për blerje dhe projekton që nafta Brent do arrijë 80 dollarë për fuçi gjatë Verës, pavarësisht ngadalësimit së fundmi.
Çmimet e naftës pritet të pësojnë rënie me 9% këtë Javë, prej shqetësimeve mbi kërkesën e dobët në Evropë dhe fuqizimit të dollarit amerikan. Nafta Brent u rrit sipër 70 dollarë për fuçi më datë 8 Mars për të parën herë që kur nisi pandemia.
Në sesionin e fundit tregtar të kësaj jave, tregtohej në 63.47 dollarë për fuçi. Pavarësisht rënies së madhe të çmimeve, Goldma pret ribalancim të shpejtë në muajt e ardhshëm.
Banka në Wall Street theksoi se luhatjet e lidhura me kërkesën në Bashkimin Evropian dhe ofertën nga Irani, do të ngadalësojnë ribalancimin e tregut me 750 mijë fuçi në ditë në tremujorin e dytë, pavarësisht se OPEC+ do veprojë për ta kompensuar. Banka pret që prodhimi i organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës të rritet me 2.8 milionë fuçi në ditë deri në muajin Gusht, që është projeksion shumë optimist. Goldman pret një rritje të madhe të kërkesës botërore për naftë në muajt e ardhshëm, mbështetur nga programi i shpejtë i vaksinimit ndaj Covid-19.