Katër rastet monedhave të falsifikuara janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.
Monedhat janë raportuar në tri filiale bankare dhe një rast në pikën kufitare në Kullë.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, gjithsej 750 euro janë raportuar si të falsifikuara në Prishtinë, Prizren, Mitrovicë dhe Kullë.
Detaje nga raporti i Policisë së Kosovës:
Ulpianë, Prishtinë 30.03.2021-09:30. Ankuesja femër kosovare punëtore në filialin bankar, ka pranuar një kartëmonedhë prej 100€ që dyshohet të jetë e falsifikuar .Monedha është konfiskuar nga forenzika.
Rr. Bislim Shala, Prizren 30.03.2021-15:00. Ankuesja femër kosovare punëtore në filialin bankar ka njoftuar se, ka pranuar një kartëmonedhë prej 500€ që dyshohet të jetë e falsifikuar. Monedha është konfiskuar nga forenzika.
Rr. Shemsi Ahmeti, Mitrovicë 30.03.2021-11:55. Ankuesja femër kosovare arkatare në bankë ka njoftuar se gjatë kontrollit ka gjet një kartëmonedhë prej 100 euro të deponuar që dyshohet të jetë e falsifikuar . Monedha është konfiskuar nga Forenzika . Rasti shkon në procedurë të rregullt.
SPK. Kullë 30.03.2021-10:00. Ankuesi mashkull kosovar punëtor i kompanisë së sigurimeve ka njoftuar se ka pranuar një kartëmonedhë prej 50 euro që dyshohet të jetë e falsifikuar . Monedha është konfiskuar nga Forenzika. Rasti shkon në procedurë të rregullt.