Kongresi miratoi planin prej 1.9 trilion dollarësh të Bidenit: Sa para do të marrin qytetarët amerikanë?

Democratic presidential candidate former Vice President Joe Biden speaks about the coronavirus Thursday, March 12, 2020, in Wilmington, De. (AP Photo/Matt Rourke)

Dhoma e Përfaqësuesve sapo votoi për të miratuar projekt-ligjin e ndihmës COVID-19, duke i hapur rrugën presidentit amerikan, Joe Biden të nënshkruajë ligjin kryesor aktual legjislativ, i cili do të kushtojë 1.9 trilion dollarë.

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki tha sot se Biden do të nënshkruajë ligjin të premten pasdite në Shtëpinë e Bardhë, raporton cnn.

Miratimi i projektligjit shënon arritjen e parë të madhe legjislative të administratës së re dhe një Kongres që tani është nën kontrollin e plotë të demokratëve, me shumicë të ngushtë në Dhomë dhe Senati, transmeton Telegrafi.

Reklama e sponzorizuar

Njerëzit mund të fillojnë të shohin pagesa stimuluese prej 1,400 dollarë brenda disa ditësh nga dita e nënshkrimit të Bidenit.

Kështu që një çift me dy fëmijë mund të marrin deri në 5,600 dollarë. Ndryshe nga raundet e mëparshme, familjet tani do të marrin para shtesë për personat e rritur mbi 17 vjeç.

Pagesat nuk dalin të gjitha menjëherë. Ata që informacionet bankare i kanë në IRS, ka të ngjarë t’i marrin paratë së pari, sepse do të depozitohen drejtpërdrejt në llogaritë e tyre. Të tjerët mund të marrin çeqe letre ose karta debiti të parapaguara në postë.

Si do të shpërndahen paratë?

Deri në 1,400 dollarë pagesa stimulimi për 90 për qind të familjeve amerikane.

Një rritje prej 300 dollarëve për përfitimet javore të papunësisë

Një zgjerim i kredisë së taksës për fëmijë deri në 3,600 dollarë

350 miliardë dollarë ndihmë shtetërore dhe lokale, si dhe miliarda dollarë për shkollat K-12 për të ndihmuar studentët të kthehen në klasë, për të ndihmuar bizneset e vogla të goditura rëndë nga pandemia dhe për kërkimin, zhvillimin dhe shpërndarjen e vaksinave.

Zgjat një rritje prej 15 për qind në përfitimet e pullave ushqimore deri në shtator

Ndihmon familjet me të ardhura të ulëta për të mbuluar qiranë.