ATK: Në janar janë inkasuar 15.5 milionë euro më shumë të hyra

Muaji i parë i këtij viti ka reflektuar me të hyra të konsiderueshme tatimore, çka nënkupton se është një nismë e mbarë në realizimin e projeksionit për këtë vit, njofton Administrata Tatimore e Kosovës.

Sipas ATK-së, 96.7 milionë euro tatime, janë të hyrat e muajit janar që në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, me një rritje për 15.5 milion euro apo 19.2%. Ndërsa, kontributet pensionale sipas kësaj administrate, janë 18 milionë euro.

“Administrata Tatimore e Kosovës këtë vit përveç prioriteteve kryesore që ka në mbledhjen e të hyrave, borxheve dhe vazhdimin e avancimit të shërbimeve profesionale për tatimpagues, ka në synim edhe implementimin e Planit Strategjik, implementimin e projekteve për përmirësimin e përmbushjes në sektorët me rrezik, etj”, thuhet në njoftim e ATK-së.

Reklama e sponzorizuar

ATK falënderon tatimpaguesit për kryerjen e detyrimeve tatimore, në të njëjtën kohë kërkon nga ta që të vazhdojnë të jenë kontribuues në zhvillimin e vendit.