Konsullata e Kosovës në Stamboll njofton për kushte të reja për të hyrë në Turqi

Konsullata e Republikës së Kosovës në Turqi ka bërë të ditur se sipas një vendimi të fundit, të gjithë ata që duan të udhëtojnë për në Turqi përmes rrugëve ajrore nga data 15 mars 2021, janë të obliguar që brenda 72 orësh para fluturimit të plotësojnë formularin për hyrje në adresën https://register.health.gov.tr.“Në përputhje me vendimet e marra nga autoritetet turke, duke filluar nga data 15 mars 2021, çdo person që udhëton për në Republikën e Turqisë përmes rrugëve ajrore është i obliguar që brenda 72 orëve para fluturimit të plotëson formularin për hyrje në Turqi në adresën: “https://register.health.gov.tr”, thuhet në njoftimin e Konsullatës.