Indeksi Global i Lumturisë e ka renditur Kosovën në vendin e 33-të në të gjithë botën, në raportin e përpiluar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.
Niveli i lumturisë te kosovarët është 6.3 nga 10 shkallë sa ka raporti.
Në raportin e përpiluar janë marrë për bazë përshtypjet për korrupsionin, bujaria, liria për të zgjedhur, jeta e shëndetshme e mbështetja sociale.
Në përgjithësi, autorët e raportit kanë thënë se njerëzit janë përmbajtur emocionalisht nga ndikimi i pandemisë COVID-19.
Në këtë raport, Shqipëria renditet në vendin e 93-të sa i përket lumturisë.
Ndërkohë, Finlanda është shpallur si shteti më i lumtur në botë.
Lista e plotë: