Spanja do të pilotojë javën e punës me katër ditë

Female entrepreneur wearing face mask while analyzing business reports and working on desktop PC in the office.

Spanja mund të bëhet një nga vendet e para në botë që po teston javën e punës me katër ditë, pasi qeveria ra dakord të nisë një projekt pilot për kompanitë e interesuar në këtë ide.

Në fillim të këtij viti, partia e vogël e majtë “Más País” njoftoi se qeveria kishte pranuar propozimin e saj për të testuar idenë. Që në ajo kohë janë zhvilluar shumë bisedime mes qeverisë dhe grupeve të interesit.

Reklama e sponzorizuar

Plani do t’u lejojë punëtorëve të kalojnë më pak orë në zyrë, pa asnjë ulje në pagë.

Detajet e plota të projektit nuk janë diskutuar ende, por partia ka propozuar një projekt tre vjeçar, me një kosto prej 50 milionë euro, i cili do të lejojë kompanitë e interesuara të bëhen pjesë e këtij pilotimi me një rrezik minimal.

Kostot e ndërmarrjeve do të mbulohen me 100% vitin e parë, 50% vitin e dytë dhe 33% në vitin e tretë.

“Me javën e punës katër ditore (32 orë), ne po fillojmë debatin e vërtetë të kohërave tona”, tha Iñigo Errejón i partisë Más País.

“Është një ide, koha e së cilës ka ardhur.”

Pilotimi i idesë u përshëndet nga mbështetësit e saj, pasi ata besojnë së është një mjet që do të rrisë produktivitetin, përmirësimin e shëndetit mendor të punëtoreve dhe për të luftuar ndryshimin e klimës./Euronews