Në të ardhmen, kurë kuantike falë superkompjuterëve e jo laboratorëve

Në të ardhmen e afërt, ilaçet e reja nuk do të kërkohen përmes përpjekjeve të gjata dhe të vështira në laborator. Një revolucion është bërë i mundur nga kompjuterët kuantikë, të cilët u bënë realitet vetëm në vitin 2019. Ato tashmë kanë zgjuar interesin e disa kompanive të mëdha farmaceutike.

“Bashkëpunimi i parë në këtë sektor ishte ndërmjet Boehringer Ingelheim dhe “Google Quantum AI”, divizioni specifik i kompanisë së Mountain View, që planifikon të përdorë algoritmet dhe burimet e “Big G” për të kuptuar sjelljen e një molekule specifike, për shembull ndaj një virusi. Kështu nuk ka nevojë për ta krijuar dhe studiuar atë në laborator”, raporton revista “Ieee Spectrum”.

Nga ana tjetër, kompania shumëkombëshe “Roche” zgjodhi së fundi “Cambridge Quantum Computing” për të hartuar algoritme me qëllim përdorimin e kompjuterëve kuantikë në fazat e hershme të zhvillimit të terapive.

Reklama e sponzorizuar

Kompjuterët kuantikë, ndryshe nga ata tradicionalë, shfrytëzojnë aftësinë e atomeve për të qenë njëkohësisht në një gjendje “0” dhe “1”. Një kubit, njësia minimale e informacionit të kompjuterit kuantik (në krahasim me ‘bitin’ e atij klasik), mund të bëjë dyfishin e veprimeve.

“Përparësi ka fakti se është në gjendje të simulojë molekulat dhe reaksionet kimike më mirë se në superkompjuterët aktualë”, shpjegon Chad Edwards, kreu për Strategjinë në “Cambridge Quantum Computing”.

Sipas ekspertëve, përdorimi i kompjuterëve dhe përllogaritjeve janë tashmë në bazën e zhvillimit të ilaçeve risi. Megjithatë, për shkak të strukturës së algoritmeve, kompjuterët e sotëm nuk janë në gjendje të zgjidhin shumë nga problemet reale. Ato janë sfida kryesore në fazat e hershme të zhvillimit, duke filluar me simulimin dhe analizën e molekulave të lidhura me mekanizmat me të cilët zhvillohen sëmundjet. Në këtë aspekt, kompjuterët kuantikë kanë potencialin të krijojnë risi në fushën risi farmaceutike për një sërë sëmundjesh.

ANSA