Pajisja me targa RKS mund të zgjasë

Në Agjencinë e Regjistrimit Civil në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme ka filluar të premten pajisja me tabela të veturave RKS.

Por pas dy ditëve vikend numër i madh i qytetarëve sot kanë zbarkuar në këtë agjenci, për t’u pajisur me tabletat RKS të cilat ishin në mungesë prej sa kohësh.

Reklama e sponzorizuar

Ajo çfarë bie në sy në këtë grumbullim të qytetarëve është mos-respektimi i masave anti-COVID, që janë vendosja e maskës dhe respektimi i distancës.

Ndryshe në një përgjigje të dhënë për lajmi.net është theksuar se targat provuese janë dhënë në mungesë të targave të rregullta me vendimin e MPB-së.

Nga muaji nëntor janë pajisur 15 mijë qytetarë të cilët pritet që ditët në vijim ti ndërrojnë këto targa me targa RKS.

“Mungesa e targave ka qenë për shkak të një mungese së një kontrate për furnizim me targa të automjeteve”.