Monedha europiane nuk ka pësuar luhatje të rëndësishme të vlerës duke qëndruar konstante përgjatë tërë kësaj jave teksa është këmbyer ditën e premte me 123.24 lekë pothuajse pa asnjë ndryshim me ditën e martë.
Ndërkaq Paundi britanik është valuta që ka regjistruar lëvizjen me të fortë të vlerës duke fituar rreth 2 pikë që nga fillimi i javës kur këmbehej me 142.89 lekë për të kapur dje nivelin e 144.16 lekë.
Referuar të dhënave të publikuara nga Banka e Shqipërisë, Dollari amerikan nuk ka shënuar ndryshime të kuotës përgjatë periudhës së 16-19 marsit duke u këmbyer ditën e djeshme me 103.53 lekë ndërsa të martën me 103.25 lekë.
Franga zvicerane gjithashtu nuk ka pësuar luhatje të konsiderueshme të vlerës teksa e ka nisur javën ne vlerën e 111.69 lekë për ta mbyllur më pas me një rënie të lehtë ne kuotën e 111.53 lekë. /Scan tv/