Gjykata Themelore në Prishtinë i ka aprovuar kërkesën organizatës GLSP dhe GAIA, për shtyrjen e ekzekutimit të lejes ujore për Hidrocentralin Brezovica, raporton Ekonomia Online.
Kjo është bërë e ditur në një konferencë për medie të organizuar nga GLSP dhe GAIA, të cilat kishin dorëzuar kërkesën në gjykatë.
Alba Dushi Qendra për Raste Gjyqësorë Strategjike në kundër të GLSP-së, tha se Hidrocentrali Brezovica është një nga hidrocentralet e ndërtuar më shumë shkelje e jo transparencë
“Hidrocentrali Brezovica është një nga 4 hidrocentralet e ndërtuara me jotrasparencë ku kanë ndodhur shkelje ligjore si mos mbajtja e debateve publike. Banorët e Shtërpcës kanë mungesë uji dhe pije të cilën e kanë marrë nga lumi ku po ndërtohet hidrocentrali. Dhe shkelja e tretë është ndotja e mjedisit. Gjykata ka potencuar se organizatat kanë ofruar prova të mjaftueshme që japim fakte se ndërtimi i hidrocentralit do të shkaktonte dëme të pariparueshme atje”, tha ajo.
Sipas saj një ndër shkeljet më të mëdha ka qenë ndërtimi në parkun Kombëtarë të Sharrit.
“Një ndër shkeljet më të rënda është ndërtimi në parkun Kombëtarë të Sharri ku do të dëmtohej flora e fauna. Aktvendimi për shtyrje të ekzekutimit të lejes është hap pozitiv”, tha ajo.
Mevlude Skuroshi nga GAIA, ka kërkuar nga Qeveria të marrin masa sa i përket ndërtimit të hidrocentraleve duke shtuar se ata do të vazhdojnë t’i mbrojnë lumenjtë.
“I bëjmë thirrje Qeverisë dhe Ministrisë që të marrin masa dhe tu kushtojnë rëndësi këtyre hidrocentraleve. Lumenjtë kanë qenë viktima të proceseve të tilla. Ne kemi me vazhduar luftën në mbrojtje të tyre”, tha ajo.