Gjatë 2 muajve të parë të vitit 2021, eksportet nga Durrësi drejt porteve të tjerë, kanë pësuar një rritje prej 13 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020.
E shprehur në tonë fizik, nga 636 mijë tonë mallra të përpunuara gjatë këtyre dy muajve në portin më të madh të vendit, 193 mijë tonë i përkasin eksporteve.
Të dhënat zyrtare të APD-së, tregojnë se në periudhën janar-shkurt 2021, anijet dhe tragetet kanë transportuar drejt vende të tjerë afro 193 mijë tonë mallra të ndryshme, ose 22 mijë tonë më shumë se sa në të njëjtën periudhë të vitit 2020-të.
Pjesa më e madhe të eksporteve është përpunuar në anijet me kontejnerë me rreth 106 mijë tonë, ndërsa anijet dhe tragetet kanë transportuar 87 mijë tonë mallra të tjerë për eksport./atsh