Rritet sektori i energjisë së erës pavarësisht Covid-19

Rekord i ri botëror është vendosur në instalimet e reja të energjisë së erës në vitin 2020 me 93 gigavat (GW) shtesë të turbinave të reja të erës, rreth 50 për qind më shumë se një vit më parë, thuhet në raportin e Shoqatës Botërore të Energjisë së Erës (WWEA).

Kapaciteti total i të gjitha fermave të erës në të gjithë botën tani ka arritur 744 GW, e cila është e mjaftueshme për të gjeneruar 7 për qind të kërkesës në botë për energji elektrike.

Rritja e lartë vjen si befasi për disa vëzhgues pasi shumë vende raportuan vonesa gjatë vitit të kaluar për shkak të ndërprerjes së zinxhirit ndërkombëtar të furnizimit dhe mungesës së fuqisë punëtore në dispozicion.

Reklama e sponzorizuar

“Ky zhvillim i fuqishëm u arrit megjithë pandemisë. Ndërsa COVID-19 duket se po ngadalëson zhvillimet në disa vende, ai përgjithësisht nuk ka pasur ndonjë ndikim negativ, por më tepër dukej se përshpejtonte kalimin në energji të erës dhe energji të tjera të rinovueshme”, thuhet në raport.