Shtëpia e Bardhë po punon për paketën financiare prej 3 trilionë dollarëve

Washington DC Capitol dome detail with waving american flag

Këshilltarët e Shtëpisë së Bardhë janë duke punuar për një paketë mbi çështjet ekonomike dhe infrastrukturën prej 3 trilionë dollarëve që do t’i paraqitet presidentit Joe Biden.

Sipas medieve amerikane, propozimi do të përfshijë dy pjesë, njëra përqendrohet në çështjet kryesore ekonomike të vendit në atë që quhet “ekonomia e kujdesit” dhe tjetra në “infrastrukturën dhe energjinë e pastër”.

Propozimi i parë mund të përfshijë rritjen e taksave mbi korporatat dhe të pasurit, ndërsa u siguron para punëtorëve amerikanë.

Reklama e sponzorizuar

“Presidenti Biden dhe ekipi i tij po shqyrtojnë një sërë opsionesh të mundshme për mënyrën e investimit në familjet që punojnë dhe reformimin e kodit tonë të taksave në mënyrë që të shpërblejë punën, jo pasurinë”, tha sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki.

Ajo do të përqendrohet në financimin e infrastrukturës për të përmirësuar rrugët, urat dhe hekurudhat si dhe 100 miliardë dollarë për infrastrukturën arsimore përveç shpenzimeve për masat e ndryshimeve klimatike dhe kërkimin shkencor.

Nga raportimet, Biden ende është duke shqyrtuar planet dhe konsultohet me udhëheqësin demokrat të Senatit, Chuck Schumer dhe kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, përpara adresimit të tij të përbashkët në Kongres në muajin prill.​​​​​​​