Kuvendi i Kosovës ka gjithsej 120 deputetë dhe partitë politike marrin mjete financiare nga buxheti i këtij institucioni, varësisht nga numri i përfaqësuesve që kanë.
Ato parti që janë të përfaqësuara në Kuvend, shpërndarja financiare bëhet në përpjesëtim me përfaqësimin që e kanë në Kuvend nga rezultatet e zgjedhjeve.
Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet 14 shkurtit ka arritur t’i merr 58 ulëse, e ndjekur nga Partia Demokratike që ka 19 deputetë dhe Lidhja Demokratike Kosovës që ka 15 deputetë.
Siç ka mësuar Telegrafi, kjo do të jetë renditja buxhetore paritë e përfaqësuara në Kuvend.
Lëvizja Vetëvendosje
1 milion e 463,565.21 euro
Partia Demokratike e Kosovës
479,443.78 euro
Lidhja Demokratike e Kosovës
378,508.24 euro
Lista Serbe
252,338.83 euro
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës
201,871.06 euro
Kosova Demokratik Türk Partisi
50,467.77 euro
VAKAT
25,233.88 euro
Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës
25,233.88 euro
Romani Iniciyativa
25,233.88 euro
Nova Demokratska Stranka
25,233.88 euro
Socialdemokratska Unija
25,233.88 euro
Jedinstvena Goranska Partija
25,233.88 euro
Partia e Ashkalinjëve për Integrim
25,233.88 euro
Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës
25,233.88 euro /Telegrafi/