Të dhënat nga Tregtia e Jashtme të Mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për (11.4%) në muajin shkurt 2021, në raport me periudhën e njëjtët të vitit 2020, gjegjësisht në vlerë prej 253,3 milion euro krahasuar me deficitin 227,4 milion euro në vitin 2020.
Eksporti mbulon importin 16.0 pwr qind. Eksporti i mallrave në muajin shkurt 2021 kishte vlerën 48,4 milion euro, ndërsa importi 301,7 milion euro, është një rritje prej (34.7%) për eksport si dhe (14.5%) për import duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2020.
Sipas të dhënave të grupeve kryesor të eksportit: (35.8%) të eksporteve e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre, (19.3%) artikuj të ndryshëm të prodhuar, (10.5%) plastikë,gomë dhe artikuj prej tyre, (5.6%) ushqimet e përgatitura,pijet dhe duhani, (4.9%) tekstil dhe artikuj tekstili, (4.6%) makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike, (3.7%) produktet minerale, etj.
Ndërsa sipas të dhënave të grupeve kryesor për import e përbëjnë: (12.8%) ushqimet e përgatitura,pijet dhe duhani, (12.4%) makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike, (11.2%) produktet minerale, (9.9%) mjetet e transportit, (9.6%) metalet bazë dhe artikujt prej tyre, (9.3%) produkte të industrisë kimike, (7.8%) plastikë,gomë dhe artikuj prej tyre, etj. /Buletini Ekonomik/