10 shtete vendosin të pranojnë pasaportat e vaksinave këtë verë pasi masat kufizuese të lehtësohen

Qeveria britanike tha se Taskforca e “Global Travel” do të japë një përditësim mbi udhëtimet dhe do të përcaktojë  “shumë më përpara se 17 maji” planet e saj në lidhje me pushimet e verës.

Boris Johnson ka zbuluar hapat e ardhshëm në drejtim të masave lehtësuese të Anglisë, duke qenë se qeveria shpreson të rihapë udhëtimet me shtetet e tjera “sa më shpejt që të jetë e mundur”.

Por ende nuk është momenti i duhur që ju të filloni të bëni gati valixhen tuaj, pasi Kryeministri anglez nuk e konfirmoi faktin nëse pushimet mund të rinisnin nga mesi i muajit maj. Në vend të kësaj, ai njoftoi “një sistem semaforësh”, ku renditen shtete të ndryshme të vlerësuara nga ngjyra e gjelbër në atë të kuqe sipas rrezikut që përfaqësojnë në drejtim të Covid-it.

Reklama e sponzorizuar

Aktualisht ekziston një masë ndaluese për udhëtimet ndërkombëtare dhe duke qenë se vetëm për disa arsye madhore mund të udhëtohet jashtë, atëherë rrjedhimisht të gjithë mendojnë se udhëtimet për të pushuar nuk bëjnë pjesë në këto arsye.

Por teksa britanikët janë në pritje të njoftimeve të përditësuara nga qeveria e tyre në drejtim të udhëtimeve ndërkombëtare, shtete të tjera në botë i kanë hapur tashmë kufijtë e tyre.

-Estonia

Njerëzit që janë vaksinuar ose janë rikuperuar nga Covid në gjashtë muajt e fundit nuk kanë pse të izolohen ose të sigurojnë një test negativ. Kufizime të mëtejshme lejojnë hyrjen një shtet i BE-së, Zonës Ekonomike Europiane dhe Zonës Shengen me një normë infektimi nën 150 persona për 100,000 banorë gjatë 14 ditëve të fundit.

-Ishujt Seychelles

Që nga 25 Marsi, Seychelles është e hapur për të gjithë vizitorët pavarësisht nga statusi i tyre i vaksinimit, duke përjashtuar udhëtarët nga Afrika e Jugut. Vizitorëve nga të gjitha vendet e tjera do t’u kërkohet të paraqesin një test negativ PCR të marrë brenda 72 orëve para nisjes dhe duhet të qëndrojnë në akomodimin e miratuar. Nuk ka asnjë kërkesë karantine dhe asnjë kufizim në lëvizjen e vizitorëve pasi ata të kenë hyrë në ishujt Seychelles.

-Rumania

Më 25 Mars, Qeveria Rumune tha se Mbretëria e Bashkuar nuk është më në “listën e verdhë të vendeve me një numër të lartë infektimesh”. Kjo do të thotë që udhëtarët që vijnë nga Mbretëria e Bashkuar nuk duhet të izolohen, të tregojnë një test negativ për të dhënë prova për vaksinimi.

-Gjeorgjia

Shtetasve të huaj nga një numër i kufizuar vendesh, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, u lejohet të hyjnë në Gjeorgji përmes ajrit por vetëm nëse përmbushin disa kushte të caktuara. Kjo përfshin hyrjen për qytetarët e çdo shteti që janë të pajisur me dokumente që tregojnë se ata janë të vaksinuar ndaj Covid-19.

-Polonia

Udhëtarët në Poloni janë të përjashtuar nga një izolim 10-ditor nëse ata e kanë kaluar Covid-in ose janë vaksinuar. Pasagjerët do të duhet të japin dëshmi se kanë qenë të izoluar në gjashtë muajt e fundit ose janë shtruar në spital për shkak të testimit pozitiv ose se kanë marrë vaksinën e plotë.

-Libani

Në njoftimin zyrtar thuhet se udhëtarët e vaksinuar mund të shmangin detyrimin për karantinë. Këshillat e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar thonë se ‘Diplomatët dhe familjet e tyre, delegacionet zyrtare dhe oficerët e Forcave të Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Liban, përjashtohen nga masat e karantinimit, si edhe ata që kanë marrë vaksinën, me kusht që të kenë prova të vaksinimit dhe të bëjnë një test PCR pas mbërritjes si një masë paraprake.

-Qiproja

Ministri i Turizmit të vendit njoftoi se të gjithë turistët britanikë, të cilët ishin vaksinuar plotësisht kundër koronavirusit, mund të hynin pa kufizime që nga 1 maji.

-Greqia

Gjatë një konference për shtyp, ministri i Turizmit grek, Harry Theoharis, tha se Greqia do të mirëpresë turistët që nga 14 maji, pa pasur nevojë të tregojnë prova të një vaksine Covid-19. Sidoqoftë, sipas disa raporteve, ju do të duhet të tregoni përgjigjet e një testi Covid-19 që duhet ta bëni përpara se të arrini në Greqi.

-Spanja

Ministrja e Turizmit të vendit, Maria Reyes Maroto, tha se Spanja donte të ishte një pioniere në prezantimin e pasaportave të imunitetit dhe konfirmoi se ministria e saj do ta vinte në zbatim këtë ide. Nuk u dha asnjë datë e saktë se kur një skemë e tillë pilote do të fillonte saktësisht por sipas disa raporteve ajo mund të jetë nga mesi i muajit maj.

-Portugalia

Rita Marques, ministrja portugeze për Turizmin, ka thënë se autoritetet po përshpejtojnë procedurat në drejtim të rihapjes së kufijve për udhëtarët në Mbretërinë e Bashkuar nga mesi i muajit maj dhe se vizitorët ose do të duhet të jenë vaksinuar, ose të jenë në gjendje të tregojnë përgjigjet negative të një testi Covid-19 provë e marrë para udhëtimit. Duke folur për LBC News, ajo tha se vendi mund të hapet përsëri nga maji ose qershori, në varësi të situatës së Covid-19 gjatë asaj periudhe./Mirror