Ari ka treguar rënien më të madhe tremujore në mbi 4 vite, ndërkohë që rritja e interesave të borxhit në Shtetet e Bashkuara dhe dollari i fortë, kanë zbehur shkëlqimin e metalit të çmuar, që blihet në periudha të pasigurisë. Norma spot e arit u tregtua në 1,685 dollarë për onz, pasi preku më herët gjatë ditës nivelin më të ulët që prej 8 Marsit. Për tremujorin e parë, metali ka rënë me mbi 11%, që ëhstë performanca më e dobët që prej Dhjetorit 2016. Ari po tregon gjithashtu rënien e tretë radhazi mujore.
Analistët thonë se fuqia e jashtëzakonshme e dollarit dhe rritja e yieldeve në SHBA, po godasin rëndë arin. Metali duket gjithashtu se po injoron një serë lajmesh pozitive, si paketa gjigante e stimujve në SHBA. Disa investitorë e shohin arin si një mbrojtës ndaj inflacionit, që pritet të vijë si pasojë e stimujve ekonomikë. Dollari amerikan arriti pranë nivelin më të lartë në 5 muaj dhe ka treguar performancën më të mirë mujore që prej Nëntorit 2016. Analistët thonë se pritet një tjetër rënie e kërkesës për aktive të sigurta, prej progresit të vaksinimit në SHBA dhe shitja e fundit e metalit të çmuar nuk shihet si një mundësi për blerje.
Klevis Llaha / SCAN