Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), ka njoftuar se sektori i jashtëm është karakterizuar me zvogёlim tё deficit të llogarisë rrjedhëse prej 56.8 pёrqind nё TM4 2020.
“Bilanci pozitiv i shёrbimeve si dhe tё ardhurat parёsore dhe dytёsore kanё shёnuar rritje tё konsiderueshme, ndёrsa deficiti i mallrave ёshtё pёrmirёsuar. Deficiti tregtar i mallrave ishte 836.2 milionё euro apo 2.0 pёrqind mё i ulёt krahasuar me TM4 2019. Kjo rёnie e deficitit të mallrave i atribuohet kryesisht rritjes së konsiderueshme tё eksportit ndёrkohё qё edhe importi i mallrave shёnoi rritje por jo nё masёn e eksportit”, thuhet në raportin e BQK-së “Vlerësimi Tremujor i Sistemit Financiar”.
Ndërkohë, në kuadër të bilancit të pagesave, remitencat kanë shënuar rritje prej 26.3 përqind nё TM4 2020.