Ministria e Financave sqaron vendimin për lirimin nga policat kufitare për bashkatdhetarët

Ministria e Financave dhe Transfereve ka shpjeguar edhe njëherë vendimin për mbulimin e kostos së policëve kufitare apo kartonit të gjelbër për bashkatdhëtarët tanë.

Përmes një njoftimi për media, kjo ministri ka bërë me dije se mbulimi i kostos për policat kufitare për diasporën është i mundshëm vetëm për veturat dhe motoçikletat që hyjnë fizikisht përmes ndonjërës nga pikat kufitarë në vend.

Lirimi nga pagesat për kartonin e gjelbër është i mundshëm vetëm për një periudhë një (1) mujore, kurse në rastet e qëndrimit të bashkatdhëtarëve për më shumë se një muaj, ata kanë mundësi ta ripërtërijnë policat në dy mënyra, duke kaluar përsëri nëpër njërën nga pikat kufitare për të marrë edhe një policë të subvencionuar nga shteti, ose duke e blerë vet një policë të re në njërën nga pikat e Byros Kosovarë të Sigurimit (BKS) brenda vendit.

Reklama e sponzorizuar

Ministria theksoi tutje se policat që blihen brenda territorit të Koosvës, i nënshtrohen zbritjes së çmimit pre 35% sipas vendimit të BQK-së.

“Ky aranzhim është i domosdoshëm, marrë parasysh se kalimi përmes sistemit të kontrollit kufitar është mënyra e vetme për të identifikuar saktësinë e të dhënave që shërbejnë si bazë për subvencionim e policës kufitare”, përfundon njoftimi nga Ministria e Financave. /Buletini Ekonomik/