Këtë vit, listës së miliarderëve iu shtuan edhe 63 gra, dhe gjithsej ato përbljnë 328. Vlera neto e tyre është 1.53 trilion dollar, një rritje prej 60% prej viti të kaluar. Vlera e tyre u shtua për 570 miliard dollar, kryesisht për shkak të rimëkëmbjes në tregjet e aksioneve.
10. Iris Fontbona (Kili, 23.3 miliardë dollarë)
Iris trashëgoi Luksic Group pas vdekjes së burrit të saj në 2005. Grupi funksionon në industrinë e pijeve, minierave dhe financave. Iris është gruaja më e pasur në Kili dhe në vitin 2016 vlera neto e saj ishte sa 6% e GDP së Kilit.
9. Gina Rinehart (Australi, 23,6 miliardë dollarë)
Rinehart është kryetar ekzekutiv i Hancock Prospecting, një biznes privat minierash dhe bujqësie që ajo trashëgoi. Atë që trashëgoi ishte një pasuri e falimentuar, por me punën dhe përkushtimin e saj, Rinehart riktheu gjithçka në një nga historitë më të suksesshme të biznesit.
8. Susanne Klatten (Gjermani, 27.7 miliardë dollarë)
Susanne Klatten zotëron rreth 19% të BMW, aksione që i trashëgoi nga nëna e saj e ndjerë, Johanna Quandt. Ajo është gjithashtu pronare e Altana, një kompani farmaceutike dhe kimike.
7. Yang Huiyan dhe familja (Kinë, 29.6 miliardë dollarë)
Yang zotëron më shumë se 50% të Garden Holdings, një kompani e njohur e pasurive të patundshme e themeluar nga babai i saj, Yeung Kwok Keung. Ajo u diplomua në Universitetin Shtetëror të Ohajos.
6. Jacqueline Mars (SH.B.A., 31.3 miliardë dollarë)
Ajo është mbesa e Frank C. Mars, i cili themeloi kompaninë më të madhe në botë për prodhimin e ëmbëlsirave, Mars Inc. Ajo zotëron rreth një të tretën e kompanisë, ku punoi për gati 20 vjet dhe shërbeu në bord deri në 2016.
5. Miriam Adelson (Sh.B.A, 38.2 miliardë dollarë)
Miriam trashëgoi 56% të Las Vegas Sands pas vdekjes së burrit të saj, Sheldon Adelson, në Janar. Ajo është një mjek i lindur në Izrael, personi më I pasur ne Izrael, si dhe personi i 36-të më i pasur në botë.
4. Julia Koch dhe familja (SH.B.A., 46.4 miliardë dollarë)
Julia Koch është risia më e fundit në listën e miliarderëve. Ajo (dhe tre fëmijët e saj) trashëguan 42% të aksioneve në Koch Industries pasi bashkëshorti i saj, David, vdiq në gusht të vitit 2019. Ajo gjithashtu është në bordin e Koch Industries, e cila ishte kompania më e madhe private e Amerikës vitin e kaluar.
3. MacKenzie Scott (Sh.B.A, 53 miliardë dollarë)
MacKenzie Scott, ish-gruaja e themeluesit të Amazon Jeff Bezos, hyri në klubin e miliarderëve në vitin 2020. Si pjesë e divorcit, Bezos i dha 25% të aksioneve të tyre në Amazon. Ajo ishte filantropja më e madhe vitin e kaluar, duke dhuruar 5.8 miliardë dollarë për 500 non-profit organizata të SHBA.
2. Alice Walton (Sh.B.A, 61.8 miliardë dollarë)
Alice Walton është vajza e Sam Walton, themeluesit të Walmart. Ajo nuk merr pjesë aktive në menaxhimin e shitësit më të madh në botë, përkundrazi është më e përqendruar në kurimin e artit dhe filantropisë. Alice ka një koleksion personal të artit që vlerësohet të jetë me vlerë miliona dollarë. Ajo është themeluese dhe kryetare e Crystal Bridges Museum of American American Art. Themeluar në vitin 2011, ishte muzeu i parë i madh në SHBA që nga viti 1974.
1. Françoise Bettencourt Meyers (Francë, 73.6 miliardë dollarë)
Ajo është mbesa e themeluesit të L’Oreal Eugene Schueller. Nëna e Bettencourt Meyers, e cila vdiq në vitin 2017, i kaloi asaj këtë perandori bukurie. Ajo është kryetare e Tethys SAS, kompani mbajtëse që zotëron 33% të aksioneve të L’Oreal. Bettencourt Meyers ka qenë në bordin e kompanisë që nga viti 1997.