Qeveria e Kosovës e kryesuar nga Albin Kurti, në mbledhjen e djeshme ka emëruar anëtarët që do ta përfaqësojnë Komitetin për Partneritet Publiko-Privat.
Në këtë Komitet janë emëruar disa ministra të Qeverisë së Kosovës: Hekuran Murati, Rozeta Hajdari, Artane Rizvanolli, Liburn Aliu dhe Elbert Krasniqi.