Rreth 200 mijë punëtorë nga Rusia, të punësuar në kompanitë me pronësi të jashtme edhe më tutje marrin paga, me gjithë tërheqjen e punëdhënësve të tyre nga tregu i Rusisë për shkak të sanksioneve ndërkombëtare.
Analistët, e shpjegojnë frikën e kompanive të jashtme nga nacionalizimi i pasurisë për shkak se përfundimi i luftës në Ukrainë nuk po shihet të jetë i afërt.
Sipas analizës së Financial Times, së paku 188 mijë punëtorë nga Rusia edhe më tutje marrin pagat nga disa kompani të huaja, që nga Mc Donalds amerikan deri tek prodhuesi francez u automobilave Reno.
Numri real i punëtorëve rus që marrin paga nga kompanitë e huaja gjithsesi është dukshëm më i madh për shkak se një numër i punëdhënësve nga kompanitë perendimore, siç është KFC e ushqimit të shpejtë dhe Coca Cola, akoma nuk kanë saktësuar se a po vazhdojnë të paguajnë pagat në Rusi./Buletini Ekonomik/









