Familja e themeluesit të Samsung dhuron veprat e artit për të shlyer taksat

Familja e Lee Kun-hee, themelues i Samsung Electronics, kanë deklaruar se do të dhurojnë koleksionin privat të artit të kuratorëve shtetërorë. Donacioni do të bëhet për të shlyer mbi 10.8 miliardë dollarë taksa të faturuara për shkak të pasurisë.

Lee, i cili nuk jeton më, e bëri kompaninën Samsung prodhuesin më të madh në botë të smartphone-ve, me rreth 26 trilionë fitime.

 

Sipas agjensisë Reuters, shuma e faturuar si taksë e trashëgimisë së familjes Lee është një nga më të mëdhatë në Korenë e Jugut dhe në mbarë botën. Madje, kjo taksë mund të çojë në ‘hollimin’ e aksioneve kontrolluese të familjes së Lee në kompaninë Samsung.

Reklama e sponzorizuar

Familja do ta bëjë donacion koleksionin e artit me një vlerë prej 1,76 miliardë dollarësh për të dëmshpërblyer dënimet e Lee për evazion fiskal.

Disa nga ish-ministrat e kulturës dhe grupet e artit kishin kërkuar më parë që të miratohej një ligj i ri për të lejuar familjen që të dhuronte artin në vend të pagesës së faturave të taksave.

Pjesa më e madhe e koleksionit artistik të Lee, duke përfshirë kryeveprat nga Picasso, Monet dhe Chagall, do t’u dhurohen organizatave përfshirë Muzeun Kombëtar të Koresë dhe Muzeun Kombëtar të Artit Modern dhe Bashkëkohor.

Samsung