Ibrahimi: Qeveria nuk konsultoi Asociacionin e Komunave të Kosovës për masat e reja

Qeveria e Kosovës ka marrë masa të reja mbrojtëse sot kundër virusit COVID-19.

Për këtë masa, zyrtarë të Asociacionit të Komunave të Kosovës kanë thënë se masat e Qeverisë së Kosovës kundër COVID-19 janë marrë pa pëlqimin dhe konsulitmin e këtij organi.

Drejtori Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës Sazan Ibrahimi ka thënë  se kjo është hera e parë që një gjë e tillë ndodh, kur Qeveria merr masa të reja po u konsultuar fare me Asocionin e Komunave të Kosovës.

Reklama e sponzorizuar

“Është thyer tradita e konusultimit me ne sespe para se të merren masat ose ndryshimi i tyre, ne kemi pasur takime me organet kompetene dhe kemi dhënë mendimet dhe rekomandimet tona”, ka thënë Ibrahimi për Gazeta Blic.

Sipas tij do të ketë edhe një reagim nga AKS-së posa masat e reja anticovid do të miratohen në Qeverinë e Kosovës.