Inflacioni vjetor në Bashkimin Evropian në mars ka qenë 1.7 për qind, nga 1.3 për qind në shkurt, njoftoi Zyra Statistikore Evropiane (Eurostat).
Inflacioni vjetor në Bashkimin Evropian në mars ka qenë 1.7 për qind, nga 1.3 për qind në shkurt, njoftoi Zyra Statistikore Evropiane (Eurostat), transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas Eurostat, shifrat për të njëjtin muaj të vitit të kaluar ishin 1.2 për qind.
Shkalla vjetore e inflacionit në zonën e euros ishte 0.9 për qind muajin e kaluar, e qëndrueshme krahasuar me janarin.
Në mars, kontributi më i madh në normën vjetore të inflacionit në zonën e euros erdhi nga shërbimet, pasuar nga energjia, ushqimi, alkooli, duhani dhe mallrat industriale joenergjetike.
Krahasuar me shkurtin, inflacioni vjetor ka rënë në 3 shtete anëtare, mbeti i qëndrueshëm në 3 dhe u rrit në 21.
Vendet me normat më të ulëta të inflacionit ishin Greqia (-2 për qind), Portugalia, Malta, Irlanda dhe Sllovenia (të gjitha 0.1 për qind).
Nga ana tjetër, normat më të larta vjetore u regjistruan në Poloni (4.4 për qind), Hungari (3.9 për qind), Rumani dhe Luksemburg (të dyja 2.5 për qind.