Joe Biden rrit pagën minimale: Askush nuk duhet të punojë me orar të plotë dhe të jetojë ende në varfëri

Democratic presidential candidate former Vice President Joe Biden speaks about the coronavirus Thursday, March 12, 2020, in Wilmington, De. (AP Photo/Matt Rourke)

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka njoftuar se është rritur paga minimale në 15 dollarë për orë për njerëzit që punojnë në kontrata federale.

Këtë njoftim Biden e bëri përmes një postimi në rrjetin social Facebook, raporton Gazeta Express.

Ai tha se askush nuk duhet të punojë me orar të plotë dhe të jetojë ende në varfëri, dhe sipas tij, kjo është arsyeja pse ai ngriti pagën minimale.

Reklama e sponzorizuar

“Besoj se askush nuk duhet të punojë me orar të plotë dhe të jetojë ende në varfëri. Kjo është arsyeja pse sot, unë ngrita pagën minimale në 15 dollarë në orë për njerëzit që punojnë në kontrata federale”, shkroi Biden në Facebook.