Është bërë konstituimi i Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, për legjislaturën e tetë të Kuvendit të Kosovës.
Ky Komision do të drejtohet nga ish-ministrja e Financave, Hykmete Bajrami.
Komisioni ka këtë përbërje: kryetare Hykmete Bajrami nga LDK, anëtarët Arta Bajralia nga LVV, Enver Haliti nga LVV, Mirlinda Sadiku nga LVV, Eman Rrahmani nga LVV, Fadil Numra nga PDK, Hajdar Beqa nga PDK, Jasmina Dediq nga Lista Serbe, Albana Bytyqi nga AAK.
Grupi Parlamentar i LVV-së do të udhëheq me 7 komisione nga 14 gjithsejtë. PDK do të udhëheq me 2 komisione, LDK me 2, kurse Lista Serbe dhe Grupi 6+ do të udhëheqin me nga 1 komision.