LinkedIn, 500 milionë profile në shitje në dark web

Të dhënat e 500 milionë përdoruesve të LinkedIn janë vjedhur (scraped) dhe janë në shitje online – sipas një raporti të Cyber News. Një zëdhënës i LinkedIn konfirmoi për Business Insider se një databazë të dhënash publike janë vjedhur nga platforma.

“Ndërkohë që po hetojmë ende mbi këtë problem, baza e të dhënatëe publikuara duket se përfshin informacione publikisht të shikueshme, që janë vjedhur nga LinkedIn, të kombinuara me të dhëna të grumbulluara nga faqe të tjera web apo kompani” –tha një zëdhënës i LinkedIn në një deklaratë për Insider. “Vjedhja e të dhënave të përdoruesve tanë në LinkedIn shkel kushtet tona të shërbimit dhe ne punojmë vazhdimisht për të mbrojtur përdoruesit tanë dhe të dhënat e tyre”.

LinkedIn ka 740 milionë përdorues, sipas faqes së saj web, me pak fjalë të dhënat e vjedhura të 500 milionë përdoruesve nënkuptojnë rreth dy të tretat e anëtarëve të platformës që mund të jenë prekur.

Reklama e sponzorizuar

Të dhënat përfshijnë ID, emrin dhe mbiemrin, adresat e email-it, numra telefonash, informacione mbi vendin e punës, gjininë dhe link-e që lidhen me account-e të tjera rrjetesh sociale. Kërkuesit e CyberNews konfirmuan që të dhënat janë vjedhur nga përdoruesit e LinkedIn por theksuan se informacionet mund të jenë marrë nga profilet në një kohë të mëparshme dhe jo së fundmi.

Paul Prudhomme, analist i shoqërisë së inteligjencës së sigurisë IntSights, tha se të dhënat e vjedhura janë të rëndësishme pasi aktorët e këqij mund t’i përdorin për të sulmuar kompanitë nëpërmjet informacioneve të punonjësve të tyre.

Ashtu siç ndodhi me Facebook, edhe për LinkedIn bëhet fjalë për të ashtuquajturin “scraping”, pra nxjerrja e të dhënave nga një faqe web nëpërmjet një software dhe jo një “data breach”, d.m.th. një shkelje e platformave nëpërmjet një sulmi kibernetik.

Ekspertët këshillojnë që gjëja e parë që duhet të bëni është të ndryshoni fjalëkalimin e profilit dhe gjithë fjalëkalimet e account-eve email të lidhura me profilin LinkedIn dhe të mos u besoni mesazheve të LinkedIn dhe kërkesave për t’u lidhur me persona të panjohur. Nëpërmjet instrumentit të Cyber Ness, ‘personal data leak checker’, ju mund të vendosni email-in tuaj dhe të zbuloni nëse të dhënat janë komprometuar.

Burimi: Business Insider