Një 30-vjeçar bleu domenin e Google Argjentinës për 2.5 euro

Domeni me emrin Google Argjentina është blerë nga një dizajnues javën e kaluar, ndërsa faqja ishte në ankand për dy orë të mërkurën.

Nicolas Kurona 30-vjeçar ka thënë se ka arritur të blejë domenin “Google.com.ar” nëpërmjet një procesi normal dhe të ligjshëm.

“Kurrë nuk kam menduar se do të më lejohet ta blejë”, ka thënë ai për BBC.

Reklama e sponzorizuar

E Google Argentina i ka thënë BBC-së: “Për një kohë shumë të shkurtër, domeni u ble nga një person tjetër”.

Ka shtuar se ka rikthyer kontrollin e domenit shumë shpejt.

Storia nisi kur Nicolas, që jeton në periferi të Buenos Airesit, ishte duke dizajnuar një uebfaqe për një kilent.

Ai mori mesazhe që Google ka rënë.

“U futa në google.com.ar dhe nuk po funksiononte. Mendova se diçka çuditshëm po ndodh”, ka thënë ai.

Ai vendosi të futej në Qendrën e Informimit të Rrjetit në Argjentinë (NIC) – përgjegjësja për operimin e kodit të domenit të Argjentinës që është .ar. Ai kërkoi për Googlen dhe u paraqit domeni i Google Argjentinës, që ishte në shitje.

Ai e bleu për afro 270 pesos, rreth 2.5 euro. Ai ia tregoi faturën e blerjes edhe BBC-së. Ai e bleu të mërkurën rreth orës 21:52 me kohë lokale. Të gjithë përdoruesit e Google Argjentina tash futeshin realisht në faqen e tij.

“Dua të bëjë të qartë se kurrë nuk kam pasur qëllim të keq, vetëm u mundova ta blejë dhe NIC më lejoi këtë”, tregon Nicolas.

Lajmi bëri bujë të madhe.

Por, çfarë ndodhi?

Një teori është se Google Argjentina ka haruar të rinovojë domenin. Mirëpo, Google thotë se licenca e domenit nuk ka skaduar, ishte paraparë të skadonte në korrik të vitit 2021.

Grupi Open Data Cordoba, që gjurmon domenët e skaduar në Argjentinë e mbështet këtë. Është e paqartë pse domeni i Google Argjentinës doli në shitje.

Nicolas thotë se i duket e çuditshme që ka fituar aq shumë vëmendje të mediave. Postimi i tij në Twitter ka marrë mbi 80 mijë like.

Nicolas thjeshtë thotë se është i lumtur që nuk është futur në telashe. Google po heton se çfarë ka ndodhur. Por, për disa minuta, javën e kaluar, e humbi kontrollin e faqes Google Argjentina, duke ia dorëzuar një dizajnuesi 30-vjeçar.