OBT: Qasja në vaksinat kundër COVID-19 është stimuli më i mirë ekonomik

Organizata Botërore e Tregtisë (OBT) deklaroi se stimujt më të mirë ekonomikë për vendet në botë është qasja te vaksinat kundër COVID-19, që duhet të shpërndahet në mënyrë më të drejtë dhe më gjithëpërfshirëse.

Sipas drejtoreshës së përgjithshme të OBT-së, Ngozi Okonjo – Iweala aftësia e ekonomisë botërore për t’u rimëkëmbur nga pandemia varet nga qasja e barabartë te vaksinat.

“Këtë vit presim një rritje me 8 për qind të tregtisë, që do të bjerë në 4 për qind në vitin 2020. Kjo po ndodh në një mjedis të pasiguritë, ku shumë gjëra varen nga qasja e vaksinës”, tha ajo, duke shtuar se nëse vazhdon pabarazia, nuk do të ketë rimëkëmbje.

Reklama e sponzorizuar

Ajo shton se stimujt më të mirë për të gjithë vendet është ofrimi i vaksinimit, por të paktën 70 për qind e dozave të vaksinës janë monopolizuar nga 10 vende.

Drejtoresha e OBT-së theksoi gjithashtu se një numër i madh i vendeve anëtare tek Organizata kanë diskutuar aspektet tregtare të heqjes dorë nga të drejta e Pronës Intelektuake (TRIPS) për vaksinën, që të ndihmojnë më shumë vende në zhvillim për të pasur qasje.