8 format e pasurisë sipas Sharmës

16 vite më parë Robin Sharma shkroi librin me titull  “Udhëzuesi i Madhështisë”. Ky libër ka ndihmuar me miliona njerez për të mposhtur besimet e tyre të dobëta, për të shëruar  lëndimet e tyre emocionale, të rindërtojnë filozofinë e tyre mbi një jete të mirë-jetuar dhe  për t’u  transformuar në personin që kanë dashur gjithmonë të jenë. Më poshtë, unë kam shkëputur një pjesë nga kapitulli me të njëjtin titull “ Tetë format e pasurisë”.

Pak kohë më parë, dhashë një seminar përgjatë gjithë ditës mbi lidershipin, të ndjekur nga menaxherë dhe drejtues nga kompani si American Express, Infosys, Gap dhe Dell. Një nga idetë, që shumë nga njerëzit në dhomë më thanë se ju dukej më e dobishme ishte modeli im “8 Format e Pasurisë” që kam ndarë me klientët e korporatave gjatë vitit të kaluar.

Në mëndjen time, pasuria dhe lidershipi nuk kanë të bëjnë vetëm me paratë. Në të vërtetë, janë tetë elementë për të cilët duhet të siguroheni se janë në nivele të klasit botëror para se ta quani veten të pasur (dhe vërtet të suksesshëm).

Reklama e sponzorizuar

Unë do t’i identifikoj ata:

Pasuria e brendshme.  Kjo përfshin një mendim pozitiv, vetë-respekt të lartë, paqe të brendshme dhe një lidhje të fortë shpirtërore.Ajo gjithashtu përfshin qartësi rreth vlerave tuaja dhe një ndjenjë të fortë  të qëllimeve tuaja një, tre, pesë dhe 10-vjeçare.

Pasuria fizike. Shëndeti juaj është pasuria juaj. Cili është kuptimi për të arritur në një nivel të shkëlqyeshëm në karrierën tuaj nëse sëmureni duke e bërë atë? Mos jini personi më i mirë i biznesit në repartin e spitalit. Pse të jesh personi më i pasur në varreza? Udhëheqësit e mëdhenj karakterizohen nga shëndeti të mirë.

Familja dhe Pasuria Sociale. Kur jeta juaj familjare është e lumtur, ju do të performoni më mirë në punë. Askush nuk arrin në fund të jetës së tij dhe pendohet që e vendos  familjen e tij si përparësi kryesore. Në lidhje me këtë është i domosdoshëm krijimi i lidhjeve të thella me miqtë dhe anëtarët e komunitetit tuaj personal, përfshirë anëtarët, modelet e roleve dhe këshilltarët e besuar.

Pasuria e karrierës. Realizimi i potencialit tuaj më të lartë duke arritur më të mirënnë karrierën tuaj është tepër e rëndësishme. Arritja në madhështi në profesionin tuaj sjell një ndjenjë kënaqësietë një punë të bërë mirë. Ju ndihmon të bëni markën tuaj.. Të jesh i klasit botëror në punën tënde është mirë për vetë-respektin tënd. Jini aq të mirë në atë që bëni, sa ti lini shokët dhe klientët tuaj magjepsur.

Pasuria ekonomike. Po, paratë janë të rëndësishme. Nuk është gjëja më e rëndësishme në jetë, por është shumë e rëndësishme dhe absolutisht e bën jetën më të lehtë dhe më të mirë. Paratë ju lejojnë të jetoni në një shtëpi të këndshme, të bëni pushime të bukura dhe të siguroni më të mirën për ata që doni. Dhe kështu Yvon Chouinard, themeluesi i Patagonia, tha: “Sa më shumë të bëj, aq më shumë mund të jap”.

Rrethi i Gjeniut. Ju bëheni ata me të cilët kaloni kohë.  Shoqëritë tuaja ndikojnë në mënyrën tuaj të të menduarit dhe performancën. “Udhëhiqni pa një titull” dhe rrethohuni me njerëz të jashtëzakonshëm – ylli i tyre do të reflektojë shkëlqimin e tyre edhe mbi ju.

Suksesi i aventurave. Për t’u përmbushur, secili prej nesh ka nevojë për mister në jetën e tij. Aventurat janë të nevojshme për lumturinë. Truri i njeriut dëshiron në mënyrë të vazhdueshme risi. Dhe ne jemi qenie krijuese, prandaj duhet të krijojmë vazhdimisht nëse shpresojmë të ndiejmë gëzim. Shumë aventura (duke filluar nga takimi me njerëz të rinj deri tek vizitat në vende të reja) është një element thelbësor i pasurisë autentike.

Pasuria e Ndikimit. Ndoshta dëshira më e thellë e zemrës njerëzore është të jetosh për diçka më të madhe se vetja. Secili prej nesh dëshiron të jetë domethënës. Për të bërë një ndryshim. Të dimë që bota ka qenë disi më e mirë sepse ne kemi ecur në planet. Mendoni për atë që Richard Bach shkroi një herë: “Këtu është prova për të gjetur nëse misioni juaj në Tokë ka mbaruar: Nëse jeni gjallë, nuk është kështu”, Udhëheqësit lënë një trashëgimi.”