Puna në distancë, shkaktari kryesor i mosvlerësimit të punonjësve

Pavarësisht përpjekjeve, shumica e punonjësve nuk mendojnë se po marrin vlerësime të mjaftueshme.

Ndërsa shumë punonjës që punojnë në distancë janë duke shijuar “normalitetin e ri”, disa mendojnë se nuk po marrin vlerësime të mjaftueshme për punën e tyre të vështirë. Kjo sipas një raporti të ri nga ofruesi i trajnimit dixhital Ezra, i cili pohon se një e pesta e punonjësve në Mbretërinë e Bashkuar mendojnë se puna në distancë ka bërë që ata të vlerësohen më pak. Shumica (72 për qind) mendojnë se po marrin përafërsisht të njëjtin vlerësim si më parë (pavarësisht përpjekjeve shtesë), ndërsa vetëm 8 për qind thanë se janë vlerësuar më shumë.

Pothuajse gjysma (44 për qind) ndihen më produktivë që kur punojnë në distancë dhe 55 për qind po punojnë më shumë orë çdo javë. Nga ana tjetër, dy në pesë (42 për qind) thanë që produktiviteti i tyre nuk ka ndryshuar shumë gjatë vitit të kaluar, ndërsa 15 për qind pohuan se ishin më pak produktivë që kur kishin filluar të punonin nga shtëpia.

Reklama e sponzorizuar

Entuziazmi fillestar për punën në distancë duket se po zhduket, pasi gjithnjë e më shumë po shfaqen efektet e tij negative. Sipas Nick Goldberg, themelues i Ezra, punonjësit kanë filluar të humbin ndërveprimin social, konkurrencën e vendit të punës dhe zhurmën e një zyre. Mbetet të shihet nëse anët negative i tejkalojnë pozitivet apo jo. Ndërkohë, puna hibride, në të cilën punonjësit kalojnë disa ditë në javë duke punuar në distancë, po fiton popullaritet. /ItProPortal/